/ Edukim / Sir Ferguson rrëfen sekretin e suksesit

Sir Ferguson rrëfen sekretin e suksesit

Benji Oz on February 4, 2011 - 2:17 am in Edukim

Sir Alex Ferguson ka zbuluar sekretin që e ka udhëhequr në karrierën e tij të jashtëzakonshme si trajner i Manchester United: ai nuk lë vend për dyshim tek vetja.

“Rrallë kam dyshime për veten”, pohoi ai për rrjetin sportiv amerikan “ESPN”. “Ajo që përherë mendoj para marrjes së një vendimi është të mos kem asnjë dyhim. Pse të shkosh për të fjetur duke patur dyshime në kokë? Para vendimmarrjes duhet të qartësosh në mendje çfarë është e drejtë e çfarë e gabuar. Për mua ka të zezë ose të bardhë dhe përpiqem të fshij çdo dyshim” theksoi Ferguson.

Tekniku 69-vjeçar, që po e udhëheq Manchester United drejt trofeut të 19-të në Premier Ligës, vlerëson së tepërmi edhe etikën në punë. “Karakteri dhe etika e punës nuk ndryshojnë”, vlerësoi Ferguson. “Ato janë pjesë e çdokujt dhe këtë dua ta shoh edhe tek lojtarët e mi”.

Me 11 kampionate dhe dy Liga Kampionësh të fituara me “Djajtë e kuq”, për teknikun nuk ka arsye për frikë nga dështimi. “Dëshira për të fituar ekziston tek të gjithë dhe drejton njerëzit në suksese. Tashmë jam pjesë e klubit dhe kjo më bën përgjegjës për të arritur rezultate. Kjo ndjenjë është më e fortë se frika nga dështimi që kisha në hapat e parë”, shtoi trajneri që numëron 25 sezone në krye të “Djajve të kuq”.

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.