/ Komunitet / Krenaria e komunitetit tonë

Krenaria e komunitetit tonë

Benji Oz on March 17, 2011 - 3:00 pm in Komunitet

Tara Neli është vetëm 14 vjec dhe studjon në shkollën Kingsbury High School, YEAR 9, North West London. Tara prezantoi shkollën e saj ne finalen e Fincial Speaking, for City Foundation, ku doli e para, është përgjegjëse për
gjithë vitin e 9 në Kingsbury High School, është në Bordin Drejtues të shkolles dhe mbi të gjitha ka filluar të studjoje për GCSE
Shkruan Zamira Ruspi
Është vështirë të dallosh se cilin nga fëmijët apo të rinjtë e shoqatës ‘Mother Teresa’ Albanian Union të vecosh,
sepse të gjithë ata janë të sukseshëm në sjellje,mësime shoqëri dhe komunitet, fale punës së mirë që bëjn në rradhë të
parë prindërit, mësuesit si edhe shembulli konkret positiv në komunitetin tone solid dhe unik. Megjithatë këtë rradhë ne vendosëm
të shkruajmë për nxënsen e dalluar në mësime, në sjellje, në familje, shoqëri dhe komunitet, emri i saj është Tara Neli.
Tara Neli është vetëm 14 vjec dhe studjon në shkollën Kingsbury High School, YEAR 9, North West London. Tara prezantoi shkollën e saj ne finalen
e Fincial Speaking, for City Foundation, ku doli e para, është përgjegjëse për gjithë vitin e 9 në Kingsbury High School, është në Bordin Drejtues
shkolles dhe mbi të gjitha ka filluar të studjoje për GCSE, Të shkruash për Tarën është kaq e thjeshtë pasi Tara ka kaq shumë arritje
dhe suksese në jetën e saj, gjë që të bën të ndjehesh mirë dhe fjalët e mendimet për të shkruajtur për të vinë lirshëm
dhe natyrshëm, pasi flasin vetë sukseset e saj. Në shkollën ku Tara studjon ne kontaktuam me mësuesit e saj të cilët na
thanë që me nxënës si Tara shkolla jone krenohet dhe do te deshironim që edhe nxënësit e tjerë të kësaj shkolle të
ishin si Tara, madje sic tha n jë ga mësueset e saj: ’Do të doja edhe fëmijët e mi të ishin si Tara’ gjë që të lë të kuptosh
shumë. Përvec mësimeve Tara qysh e vogël ka pasur një passion edhe për pianon. Në moshën 7-vjecare me dëshirën e saj dhe inkurajimin e prindërve, Tara filloi mësimet për piano, duke shkëlqyer ne te njëjtën kohë në mësimet dhe
provimet me notat maksimale. Akoma edhe sot Tara Neli vazhdon studimet për piano dhe është në gradën 6, gjë te cilën e bën Tarën të aftë tu a mësojë
pianon fëmijvë dhe të rinjve të tjerë. Në këtë level Tara është gati të fillojë mësim si mësuese pianoje. Nuk kishte gjë më të bukur kur në
koncertin për violinë dhe piano nga artistja shqiptare Ms Dizdari, Tara interpretoi në piano pjesë të ndryshme për piano në prani të shumë
Trupave Diplomatikë në Ambasadën Shqiptare, të gjithë duartrokitën Tarën për nivelin e saj të lartë artistic. Tashmë Tara po pregatit një tjeter
koncert , së bashku me shoqen e saj që studjon për piano Zonjushen Melisa Aliaj, me rastin e festive te 7-8 Marsit dhe diskutimit të Gjuhës Shqipe
si GCSE,.

‘Mother Teresa’ Albanain Union është shoqata ku Tara ndjek mësimet në Gjuhen Shqipe dhe mund te themi me plot gojën që Tara me essay që
shkruan në Gjuhen Shqipe është e sigurtë që arrin gradën A. Të Shtunën, në datn 29 Janar, mësuesja u kishte dhënë për detyrë shtëpie te
shkruanin nje esse me temë të lirë, një temë që u kishte bërë më shumë përshtypje , dhe e dini cfarë, Tara kishte shkruar një esse lidhur me ngjarjet
e 21 Janarit në vendin tonë. Pikë së pari, ishte shkruar gramatikisht shumë mirë, se dyti përmbajtja dhe lidhja e fjalive dhe paragrafeve
ishte shumë koherente, me vazhdimësi mendimi, se treti jepte opinion e saj përreth kësaj dite, por mbi të gjitha ajo që është krysore ,
tregon që Tara ndjek me vëmendje ngjarjet që ndodhin në vendin tonë, gjë që tregon dashurinë për vendin e saj, interesin që vendi ynë të ecë përpara
ashtu sic i ka hije drejt Europes, ku edhe ne japim kontributin tonë, duke prezantuar një popull me kuturë dhe të qytetëruar.
Përvec mësimit prefekt të Gjuhës Shqipe me mësuese Rumjana Dedaj, Tara është edhe një aktiviste e shkëlqyer në aktivitetet kulturore
dhe artistike që zhvillon shoqata ‘Mother Teresa’ Albanian Union, si edhe ato qe organizohen dhe zhvillohen nga Forumi I Bashkimit të
Shoqatave Shqiptare. Ne Festen e Flamirit ne 28 Nentor, ne Hammersmith Taën Hall, Tara Neli debutoi me dinjitet pjese me piano perpara
mijra spektatoreve shqipetare dhe te huaj. Përvec kësaj, Tara është edhe një prezantuese shumë e mirë, qe drejton dhe presanton programin artisitk
ne Gjuhën Shqipe me shoqen e saj Hygerta Cecja dhe së bashku me shoqet e tyre Dajanen, Joanen,, Elizen, Luxhiana, Adrianen, Bleonen,
Kejsin dhe vajza të tjera kercejne vallet e bukura popullore shqiptare, te veshura me kostumet tona kombetare. Oh sa lezet ju ka dhe sa kenaqësi
na japin ne prindërve me interpretimin e tyre të mrekullueshëm. Tashti Grupi artistic i shoqates po pregatitet për të festuar 3 Vjetorin e Pavarësisë
së Kosovës. Programi me recitime, interpretime, këngë dhe valle popullore, me kostumet shumëgjyrëshe mahnisin komunitetet e tjera të cilët
kanë shprehur konsideratën e tyre për punën e mirë që bëhet në shoqaten ‘Mother Teresa’ Albanian Union. Ndihma e Tarës është e pakursyer
për shokët dhe shoqet e saj në shoqatë, dëshira e saj është që të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e tjerë të shoqatës sonë dhe
të gjithë shqipëtareve, që jetojnë dhe punojnë në Angli të kenë sukseset e saj, Tara nuk eshtë ‘’selfish person’’, ajo dëshiron suksesin tek të gjithë femijët
dhe të rinjtë shqipetarë. Duhet theksuar se meritë të vecantë kanë prindërit e Tarës Valentina dhe Aqif Neli, prindër mjaft të sukseshem
në jetën e tyre profesionale, në integrimin e jetes angleze, por ne te njejten kohe në ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës
shqiptare tek femijet e tyre. Investimi I kohes tek fëmijët e tyre Tara dhe Leo po I jep resultatet, këtë e shohim të gjithë ne, në komunitetin tonë,
këtu në Brent, North West London. Frytet e kësaj pune sistematike janë duke i marrë tashti për Tarën dhe me siguri edhe për Leon, vëllain e Tarës, i
cili është vetëm 6 vjec por këmbëngulja e prindërve dhe dëshira e tij për Gjuhën Shqipe ben qe Leo të eci në gjurmët e motrës së tij Tara dhe reciton vjersha me
3-4 strofa, por n jë here tjetër do të shkruajmë për Leon i cili ka shumë dëshirë edhe ti ngjajë dhe të luajë football si Leon
Messi. Si Tara , në suksesin dhe shembullin e saj ecin shumë femijë të tjerë të shkëlqyer të shoqatës sonë si Bleona, Kejsi, Fiona, Genario, Danieli, Meti, Kevin,
Adela, Igli e shumë e shumë të tjerë qe na bëjnë të ndjehemi mirë kudo që jemi dhe të themi me plot gojën: ‘ Jemi krenarë
që jemi Shqiptarë’ dhe ti themi Botes mbare ‘Proud to be Albanian’

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.