/ Edukim / Kosova – tre vjet pas!

Kosova – tre vjet pas!

Benji Oz on March 17, 2011 - 3:10 pm in Edukim

Më 17 shkurt 2008, Prishtinën e patën mbuluar fishekzjarret, këngët, buzëqeshjet dhe lotë gëzimi. Ishte nje dite e ftoht por e ngroht per qytetaret e Kosoves.
Ishte dita kur e ardhmja e jone si shtet per here te pare do te shkelqente mbi ne. Dita kur ne besuam se duke u bere edhe ne pjese e nje shteti do te kemi perkrahje, mbrojtje, zhvillim ekonomik dhe punesim. Tash pas tre vjeteve prap ne sheshin e Prishtines u degjuan kenge, fishek­zjarre dhe gezime por me te ftohat sesa tre vjet me pare. Gjendja ne ve­ri, zgjedhje te manipuluara, imazhi i demtuar ne bote, varferia, papun­esimi dhe frika se cfare do te sjellim bisedimiet e ardhmshme sikur e kane zbehur gezimin dhe buzeqesh­jet e njerezve ne fytyrat e tyre.
‘Tri vjet qeverisje … Kosova ka shenuar nje progress ne te gjitha fushat, perfshire ketu edhe zhvilli­min ekonomik dhe mireqenie soci­ale’ ishin keto fjalet qe erdhe nje dite para ketij pervjetori nga kryeminis­trit i Kosoves ne largim Hashim Thaqi. Fjale keto qe nuk paraqesin as pak gjendjen e vertete ne Kosove. Eshte e vertete se qe nga shpallja e Pavaresis, Kosova e ka miratuar kushtetuten ne perputhje me stan­darded Evropiane, i ka kontribuar paqes dhe stabilitetit ne rajon dhe sigurimin e te drejtave te te gjitha komuniteteve ne Kosove. Poashtu, Kosova arriti behet antare e Fondin Monetar Nderkombetare, e Bank­es Boterore dhe antare e CEFTAS ku kete vit eshte edhe kyresuese. Por keto te arritura kane ndihmuar shume pak ne ndertimin e nje te ar­dhme te sigurt, ne zhvillim dhe prosperitet ekonomik per qytetaret te saj.
Kosova edhe sot vazhdon te sfi­dohet nga probleme te shumta politike,ekonomike dhe sociale. Kosova vazhdon te jete shtet ne ‘limbo’ i panjour per 117 shtete an­tare te Kombeve te Bashkuara. Vazhdon te jete e burgosur nen om­brellen
Fitore Pacolli

e pavaresise se mbikqyrur dhe vazhdon te jete e pa afte per ta shtrire pushtetin e saj ne tere ter­ritorin e Kosoves. Injorimi dhe in­ferioriteti i qeverise qe ta marre nen kontroll dhe te vendos ligjsh­meri ne tere territorin e Kosoves ka bere qe veriu i Kosoves te mbetet ne duar te strukturave paralele ser­be. Duke lene mundesin e shen­drrimit te kesaj pjese ne vater kri­mi, korrupsioni dhe kontrabandi­min. Dhe duke bere te pamundur per qytetare te asaj ane te kthehen dhe te punojne ne qytetin e tyre.
Per me teper Kosova edhe sot vazhdon te jete e varur ne donator te huaj per mbeshtetje financiare si vendi me i varfer ne Evrope. Deklaratat e kryeministrit ne lar­gim se Kosova ka bere progres ed­he ne fushen e zhvillimit ekonomik jane thjesht joreale sepse vete nive­li i papunesis dhe niveli i varferis e tregojn te kunderten. Nese i anal­izojme raportet e organizatave te njohura nderkombtare si pershem­bull Bankes Boterore shihet qarte se Kosova ka ngecur aty ku kishte filluar. Sipas World Bank edhe pse ekonomia ne Kosove ka shenuar rritje niveli i varferise (45% varferi relative dhe 17% varferi absolute) dhe i papunesise (47% papunesim) qe nga viti 2007 deri ne 2010 ka mb­etur i njejte.
Po ashtu duke iu referuar fjaleve te kryeministrit ne largim del se Kosova ka bere nje hap shume te madh ne luften kunder korrup­sionit dhe krimit te organizuar. Por pasqyra e raporteve nga organiza­tat te njohura boterore na e trego­jne te kunderten. Sipas organizates boterore Transparency Interna­tional, Kosova renditet e 112-ta nder vendet me te korruptuara ne bote. Pra ne realitet korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojne edhe me tutje te jene pjese perdit­shmerise ne Kosove. Aq me shume kur korrupsioni eshte present brenda institucioneve te vendit. Fenomene keto qe e kane demtuar dhe vazhdojne ta demtojne rende zh­villimin e ketij vendi dhe per te cilat ciditerisht nuk ndermirret as gje ti luftojme.
Me nje fjale ky eshte realiteti po na shoqeron e ne cdo pervjetor dhe i cili na shtyej ta pyesim veten se a jemi duke ecur perpara, kthyer mbrapa apo kemi mbetur aty ku ishim. Une me pak fjale do te kisha thene se ne ishim, mbetem dhe kam frike se do te vazhdojme te mbesim ne gjendjen e njejte sic ishim para tre vjeteve me pavaresi jo te plote, nivel te larte te korrupsionit dhe te krimit te organizuar, nivel te larte te pa­punesis dhe te vareferise dhe repu­tacion te demtuar nderkombetare.
Ndoshta po tingellon pak si pesimizem i thelle por eshte gjendja ne te cilen ndodhet Kosova dhe me­nyra sesi politikanet per interesa partiake e sjellen Kosoven ne kete gjendje. Ata me egoismin e tyre na treguan se jane gjendje te demtojn imazhin e Kosoves edhe ti vene ne pikepyetje te arriturat sa do te voge­la te Kosoves. Ishin ne gjendje ta der­gojne vendin ne zgjedhje te parako­heshme vetem e vetem per ta shfry­tezuar situaten e krijuar per manip­ulime dhe vjedhje te votave. Bene cmos per te arritur ne maje te shtetit duke demtuar edhe reputacionin e Kosoves ne bote. Me keto zgjedhje u pa dhe u deshmua se eshte e veshtire te behet ndryshim rrenjesor derisa nuk do te kete vedijesim te plote tek politikanet tone se ne demokraci, nese mund ta quajme Kosoven si te tille, nevojat dhe interesat qytetarit merren sado pak parasysh.
Andaj problemet dhe zgenjiment e popullit e kane arritur deri ne ate pike te cilat ne cdo kohe mund te shperthejn. Prandaj qeveria ardh­shme duhet te jete shume e ku­jdesshme, te jete transparente dhe e hapur ndaj qytetarit. Qeveria duhet te beje ate qe asnje qeveri se ka bere deri me tani. Ajo duhet ti tregoj botes se eshte ne gjendje te krijoj nje shtet demokratik ne te cilin sundon ligji dhe drejtesia. Te jete kembengulese ne arritjen e qellimeve te saja ne kete rast shtrierjen e pushtetit ne tere ter­ritorin e Kosoves. Me nje fjale ti tregoj bashkesis nderkombetare se ka ardh momenti qe termi Mitrovice veriore te ndrrohet pergjithmone ne Mitrovice. Dhe te beje cmos qe ti kthej te gjithe qytetaret e larguar ne shtepite e tyre ne veri qe ata ti kthe­hen jetes normale.
Qeveria e ardhshme duhet ta nderroj menyren sa i perket lobimit ne bote. Qeveria duhet te kete nje plateforme te unisuar duke perf­shire kuadro nga partit politike, eli­ta intelektuale, shoqerit civile dhe individ te suksesshem brenda dhe jashte vendit. Kete nuk e kemi pare ne qeverine e kaluar. Ne e kemi pare se lideret tane kane deshtuar ne promovimin e Kosoves ne bote. Nuk arritur qe te jene unik kur ka qene fjala per njohjen e Kosoves ne menyre qe te dergojne nje mesazh te perbashket ne bote. Perderisa, Serbia ka gjithmone plateforme unike sa i perket Kosoves. Ndryshe ne Kosove kemi pare konkurence mes politikaneve se kush po arrin njo­hje me shume e kush me pak. E te gjitha keto kane rezultuar qe Kosova te njihet nga vetem nga 75 vende.
Po ashtu qeveria pa tjeter duhet qe te ndermerr hapa konkret ne re­formimin e gjygjesorit ne Kosove duke e transferuar ate ne nje gjygjesore te pavarur demorkatik, te drejt dhe transparent. Te mos i mbylle syte para korrupsionit dhe krimit te organizuar duke i luftuar keto dukuri negative qe cdo dite e ma teper po e ngulfatin jeten dhe zhvillimin e Kosoves. Te merr nen kontroll pikat kufitare ate ne Zu­bin Potok dhe ne Leposavic ku dys­hohet se ne moskontrollimi i ketyre dy pikave Kosova humb rreth 100 milion euro ne vite. Para keto qe do te mund te investohen ne krijimin e programeve zhvillimore.
Te perkushtohet ne zhvillimin e nje shoqerie te drejt duke u mundu­ar qe sado pak te ngushtoj zbazesi­ren qe po zgjerohet dita dites ne sh­tresa shume te varfera dhe shtresa shume te pasura. Dhe kjo shoqeri mund te zhvillohet duke hapur vende te reja te punes qe do te ndiko­nin uljen e papunesis. Po ashtu duke ofruar programe zhvillimore dhe ed­ucative per te rinjet ne lemi te ndry­shme per te krijuar nje shoqeri te afte per pune brenda ose jashte vendit. Kjo do te kishte kontribuar ne uljen vareferise ne vend.
E per me teper te jete vigjilente e sy hapur per te mbrojtur interesat shteterore duke lene anash ato par­tiake dhe personale ne dialogun e ar­dhshem me Serbin i cili mund te jete nje dialong sfidues per Kosoven. Se paku te mundohen qe pervjetorin tjeter ta presim ne nje Kosove plote­sishte te pavarur, me zhvillim eko­nomik, me me pak varferi dhe pa punesim. Gezuar Paveresine Kosove!
Fitore Pacolli – Studente ne London School of Economics – MSc Politika dhe qeveria e Unionit Evropian.

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.