/ Edukim / SYTË E FËMIJËVE TEK “ARDHMËRIA”

SYTË E FËMIJËVE TEK “ARDHMËRIA”

Benji Oz on March 17, 2011 - 3:17 pm in Edukim

simi i Gjuhës Shqipe në Mbretëri­në e Bashkuar, ose ‘Shkolla Shqipe në Mërgim’ siç quhet mjaft herë ka vënë në konsideratë një arsye më shumë të hedhësh sytë nga “Ardhmëria”. Është ky një fakt që nis me vetë arsyen dhe prekshmërinë e këtij fakti. Gjithë shqiptarëve jashtë atdheut, mund të themi se ju dhemb gjuha, ajo gjuhë të cilën e kanë mësuar që me belbëzimet e para në familje, në lojë, në rrugë, në shkollë e tash, larg atdheut e flasin pak ose fare, e shkruajnë po aq pak, e sido­mos fëmijët e lindur në mërgim  ndaj, nuk shprehim, ndonjë çudi dhe nuk shpikim asgjë të re po të pohojmë se gjuha shqipe, jo me tempo të ngadalsuar, por me shpejtësinë më të madhe, po mundësohet nëpërmjet arsimit plotësues që garanton “Ardh­mëria”. Sa të tjerë kanë nisur dhe kanë bitisur. Sa të tjerë bëjnë sikur ecin në një rrugë të vështirë, por me përpëlitje. Sa pak e kuptojnë se tashmë ka edhe një rrezik. Një vlerë që rrezikohet dhe po i nënshtrohet harresës, por që falë drejtuesve dhe an­gazhuesve të “Ardhmëria” marrin vlera dhe konsiderata. A nuk e shprehin rreth njëmijë nxënës në bangat e kësaj shkolle? A nuk flasin mijëra vetë në sallat plot që ngjeshen me praninë gjithëmoshore të aktivistëve të “Ardhmëria”? Nejse këtë rad­hë është Gjuha Shqipe. Lekë Preçi do të shprehej “E pra, shq­ipja për të cilën janë flijuar apo tretur si qiri mendjet më të ndri­tura për të cilen qen djegur fshatra dhe krahina nga Otomanët dhe Patriarkana e Stambollit, qenë mallkuar dhe helmuar njerëz nga Patriarkana Greke, qenë burgosur mësues tek u mësonin vocrrakëve gjuhën e Arbërit, qenë venë në rrezik fshirje nga faqja e dheut fise të tëra në kohën e pushtimit serb, tash po ndotej dhe baltosej nga vetë shqiptarët.”
Lekë Preçi më tej shprehet se “Mendoj se familja është një nga themelet kryesore ku mund të kultivohet me përkushtim gjuha shqipe. Ajo duhet të luaj rolin vendimtar që nga belbëzi­met e para të fëmijëve. Ndaj rëndësia e familjes mërgimtare në kul­tivimin e gjuhës shqipe është e pazëvëndësueshme. Por, megjithatë familja nuk mund të bëjë atë që e bënë shkolla shqipe si institu­cion shtetëror (shiko Preçi, 2003). Fëmijët në të gjejn burimin e pashtershëm të të mësuarit shqip, mbështetësin e përherëshëm drejt kultivimit dhe arritjës së njohurive të reja për gjuhën, kul­turën dhe traditën kombëtare shqiptare (shiko Bytyçi dhe Preçi, 2000). Në këtë punim, nëpërmjet hulumtimeve tregohet rëndë­sia e vijimit të shkollës shqipe në mërgim për zhvillimin e vetdi­jës ndaj identitetit dhe ruajtjes e identitetit kombëtarë.

” Nga 100 fëmijë të moshës shkollore që nuk vijojnë shkollën shqipe, rezultatet e testit janë shqetësuese sepse vetëm 5 % flasin shqip, vallëzojnë shqip komunikojnë me mysafir etj. Ndërkaq, 70 % të vajzave-nxënëse të shkollës shqipe ndihmojnë në punët e shtëpiake kurse nga 100 nxënëset që nuk e ndjekin shkollën shqipe vetëm 20 % ndihmojnë në shtëpi.”

Sipas një hulumtimi të kryer nga specialisti Lekë Preçi mëso­het se “Nga 100 nxënësit e pyetur, doli vlerësimi se 90 % prej tyre në familje flasin shqip, 85 % prej tyre vallzojnë në dasma e festa shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre u gëzohen mysafirëve dhe ka­në dëshirë të shoqërohen dhe të komunikojnë me ta dhe në pikniqe apo sheti të ndryshme flasin kryesisht shqip. Në një lojë futbolli të zhvilluar në mes dy ekipeve nga nxënës të shkol­lës shqipe, fjala “gjuaje” (mendohet për topin), është dëgjuar 200 herë. Secili nga pjesëmarrësit e testit pa vështirësi numroi titujt e pesë këngëve shqipe, ndërkaq, 70 % të tyre kanë lidhje interneti dhe atë e përdorin veç tjerash për të korresponduar përmes postës elektronike dhe “chat”-it me moshatarët dhe të afërmit në atdhe. Ndërkaq, nga 100 fëmijë të moshës shkollore që nuk vijojnë shkollën shqipe, rezultatet e testit janë shqetë­suese sepse vetëm 5 % flasin shqip, vallëzojnë shqip komuniko­jnë me mysafir etj. Ndërkaq, 70 % të vajzave-nxënëse të shkol­lës shqipe ndihmojnë në punët e shtëpiake kurse nga 100 nxë­nëset që nuk e ndjekin shkollën shqipe vetëm 20 % ndihmo­jnë në shtëpi.”
Ne kemi fakte dhe arsye të tjera. Kemi opinione dhe men­dime të ndryshme, por vlerat dhe mundësitë i gjejmë tek bash­kimi. Tek sallat me profesionalitet, tek angazhimi profesional. Këtë sipas arsyeve dhe fakteve nga “Ardhmëria”, por edhe si­pas hulumtimeve të Lekë Preçit i shtjellojmë në një bindje se “fëmijët që ndjekin mësimet në shkollën shqipe janë të avan­suar, tejet të përparuar në planin e njohjes së gjuhës shqipe dhe kulturës e traditave kombëtare.” I rëndësishëm konsiderohet edhe kultivimi dhe mbajtja e kontakteve me atdheun. I rëndë­sishëm është edhe fakti i këtyre shkollave që e mundësojnë këtë lidhje dhe mësim në gjuhën shqipe nën kujdesin e Lutfi Vatës, drejtuesit të palodhur të “Ardhmëria”: Adresat e shkol­lave shqipe të Shoqatës Ardhmëria: Wilberforce Primary School, Fulham Cross Girls School, Plumstead Manor School, Kelvin Grove Primary School, The Great Primary School, Gold­er’s Green në Childs Hill Park of Nr-33 e mjaft të tjera që janë në plan të hapen së shpejti e në vazhdim.

Shkruan Fatmir Terziu

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.