/ Edukim / Tekste mësimore për nxënësit e “Ardhmëria” dhe “Faik Konica”

Tekste mësimore për nxënësit e “Ardhmëria” dhe “Faik Konica”

Benji Oz on March 17, 2011 - 3:22 pm in Edukim

Ministria e Arsimit të Kosovës sjell libra falas për shoqatata shqiptare në Mbretërinë e Bash­kuar, “Ardhmëria” dhe “Faik Konica”. Librat sipas drejtuesve të shkollave të këtyre shoqatve janë për nxënësit e shkollave suplementare. Në këtë prurje përfshihen tekste për nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta. Një hap i tillë është vlerësuar të jetë në funksion të institucional­izimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Përfshirja nxënësve shqiptarë në procesin mësi­mor plotësues në gjuhën shqipe në Britaninë e Madhe ka bërë që drejtuesit e Ministrisë së Kosovës të kenë më shumë kujdes në kërkesat e drejtuesve të shkollave.
Këta të fundit janë takuar disa herë për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit në proce­sin mësimor plotësues në gjuhën shqipe dhe sërish është shqyrtuar mundësia që organizimi i mësimit shqip vullnetar të kalojë në të gjitha nivelet institucionale, siç e bëjnë të gjitha komu­nitetet në Mbretërinë e Bashkuar.
Ambasadori i Kosovës, Dr Muhamet Hamiti, dhe disa përfaqësues të shtetit të Kosovës, iu përgjigjën kërkesave të hershme të zotit Lutfi Vata dhe zotit Talat Pllana për të ndihmuar me tekste. Nga ana tjetër sipas disa burimeve bëhet e ditur se deri në muajin shtator nga Qeveria e Kosovës mund të kemi edhe një plan konkret në organizimin dhe financimin e shkollave shqipe në mërgatë.
“Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës ka bërë hapin e parë në dhurimin e këtyre librave mësimore të mësimit plotësues në gjuhën shq­ipe duke dërguar për herë të parë tekste shkol­lore në Britaninë e Madhe. Tekstet janë punuar nga ekspertët kosovarë, e që në fokus kanë gjuhën dhe letërsinë shqiptare“, thotë drejtuesi i “Ardhmëria”, Lutfi Vata.
Të gjitha këto janë bërë konform Ligjit për Emi­grantët shqiptarë, me të cilin parashihet krijimi i qendrave kulturore dhe arsimore të Republikës së Kosovës, të cilat do të hapen në ato vende ku ka më shumë mërgimtarë kosovarë.
Shoqata “Ardhmëria” nëpërmjet gazetës së saj tashmë po punon me projekte të qarta për shkol­lat dhe herë pas here është duke publikuar stu­dime për sukseset dhe të metat e shkollimit të nxënësve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Si rrjedhojë e këtyre studimeve është thënë të jetë marrë një inisiativë që të formohen grupe punuese nga shoqata “Ardhmëria” dhe me ndih­mën e grupeve të punës nga Qeveria e Kosovës për të punuar më shumë në këtë drejtim që lidhet me gjuhën shqipe në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga ana tjetër, sipas drejtuesit të “Ardhmëria”, që ka barrën më të madhe të organizimit të mësimit shqip në Mbretërinë e Bashkuar, zotit Lutfi Vata, edhe këtë vit është shënuar një përfshirje e kënaqshme e fëmijëve shqiptarë në shumicën e zonave londineze dhe janë hapur e po hapen edhe shkolla të tjera.
“Ne asnjëherë nuk kemi qenë të kënaqur me aq sa kemi bërë për vijimin e mësimit shqip nga nxë­nësit shqiptarë, por nuk jemi as sot të kënaqur kur kemi disa qindra nxënës. Kjo me siguri është për shkak të vetëdijes së përgjithshme krahas shkollimit plotësues në gjuhën shqipe. Por, me siguri se me aktivizimin e ambasadave të Kosovës dhe të Qeverisë do të ndryshojë kjo gjendje”, ka theksuar Vata.

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.