/ Edukim / Jack MCCANN Doktori poet Irlandez i dashuruar me Shqipërinë

Jack MCCANN Doktori poet Irlandez i dashuruar me Shqipërinë

Benji Oz on March 17, 2011 - 3:27 pm in Edukim


Jack McCann, ne Ireland njihet si një nga doktorët kirurg me te mire dhe si poet gjithashtu. Ne Galway, qytetin ku ai jeton, McCann njihet si nje doktor i shkelqyer, lektor i zoti, e poet i angazhuar ne shume veprim­tari letrare te ketij qyteti. Dhe mbi te gjitha si njeri me zemer te madhe e i dashuruar me Shqiperine.
Ne leksione, ne klinikat e operim­it, ne mbrembjet poetike, ne kafe me miqte, ne familje e kudo, ai nuk resht per asnje moment se foluri rreth dashurise e tij, dashurise qe i ka pushtuar shpirtin e mendjen, SHQ­IPERISE.
Para dhjete vjetesh Doktor Mc­Cann operoi nje vajze te vogel nga Shqiperia. Vetem disa muaj pas ketij operacioni, shqetesimi prej doktori dhe shpirti i tij i madh prej poeti e beri ate te marre rrugen drejt Shqi­perise per pare nga afer ecurine e op­eracioneve te tjera qe do te vijonin mbi kete paciente. Ai er­dhi ne Shqiperi dhe ne menyre te mag j i shme u dashurua me kete vend dhe njerzit e tij. Mikpritja, sin­qeriteti, dhe shume zakone e tradita te perbashketa mes Shqiptareve dhe Irelandezeve, thote ai, qene shkendija e pare e kesaj dashu­rie.
Sapo u kthye nga kjo vizite ne Shqi­peri, Doktor Mc­Cann, krijoj nje or­ganizate bamiresie te quajtur ‘Irish Friends of Alba­nia’, (Miqte Irland­eze te Shqiperise). Dhjetra doktore dhe infermjere ir­landez u angazhuan ne kete shoqate. Dhe per rrjedhoje ne keto vite vepri­marie te kesaj shoqate mbi 250 paci­ente shqiptare në nevoje, jane ope­ruar falas nga keto doktore Irlandez ne Shqiperi ose Irelande, shumica e te cileve jane femije, kater kamionë me pajisje modrene mjeksore i jane dhuruar Spitalit ‘Nene Tereza’, dh­jetra specializime per doktoret dhe infermieret shqiptare jane kryer fa­las ne Irelande. Jane vendosur pan­ele diellore dhe bere rregullime du­shesh ne Shtepite e Femijeve ne Ti­rane e Shkoder, dhe shume e shume te tjera.
Te gjitha keto miresi e kane buri­min te shpirti prej poeti i ketij doklto­ri Irlandez thellesisht te dashuruar me Shqiperine. Me mire se asgje tjeter kete e shprehin vargjet e tij plot ritem, ngjyre sinqeritet e figuracion te pasur per Shqiperine e shqiptaret. Per fyryat e djegura te vogelusheve ne spital, per traditat e bukura te shqiptareve, rruget rruget e Tiranes e per heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti, per gjithcka shqiptare qe prek shpirtin e tij te ndjeshem poe­tik.
Poezia e tij flet vete. Ajo nuk ka nevoje per koment. Por une nuk mund te le pa ko­ment pasionin me te cilin ai dashuron kete vend. Me 28 Ne­ntor ne festen e orga­nizuar per nder te dites se Flamurit na beri te turprohemi ne Shqiptareve te mbledhur aty, kur erdhi me dhurata ne duar e me nje qeleshe te bardhe tradiciona­le shqiptare ne koke. Kishte bere nje poezi te bukur per Shqi­perine. Tek e reciton­te me shpirt, duart i dridheshin nga emo­cionet dhe djerset i kollonin papushin.
Ku kur u ngritem ne kembe te kendo­jme Hymnin e Flam­urit ai kishte tekstin e ketij hymni ne dore, ne Shqip dhe ne Anglisht. Dashuria dhe perkushtimi i ketij doktori Irlan­dez per Shqiperine eshte per tu pa­tur zili nga cdo shqiptar brenda dhe jashte vendit. Ai eshte simboli i nje dashurie e perkkushtimi te sinqerte. Dashuria e tij prej poeti sheron me shume se vizitat e operimet e tij prej doktori.

 

Dy poezi për Shqipërinë nga poeti dhe doktori Irlandez
Sherbyesi i vogel
Unë jam burri i shtëpisë,
shkoj e marr pagesen invaliditetit,
pres drute, i vendos në zjarr, paguaj dritat,
bej pazarin, gatuaj dhe bëj punët e shtëpisë,
Une blej rrobat dhe këpucët e mia,
shes vezët dhe mollët kopeshtit ne pazar,
rregulloj biçikletën, nderroj llambat e djegura.
Jam vec një dhjetë vjec e gjysmë sherbetor.
Unë, do ta bej kafene mama,
do të ushqej qenin, do ti pastroj plehrat.
Kuzhinën e kam sistemuar
te dy telefonat i kam vene ne karikim.
Une e dua shume nenen time,
e urrej semundjen e paralizes, ka dhimbje.
Gjithcka dij rreth kesaj semundje.
Jam dhjetë vjec e gjysmë,
Me duhet të shkoj në shkollë tani,
megjithesi me shume mesoj në shtëpi.
Nuk e di sa kohë mund mbijetojme keshtu,
por mami ka nevojë për mua, jam burri i shtepise.

 

Liria
Shqipëri, sa bij e bija
ke dhënë ti për lirinë,
që nga Skënderbeu e gjer më sot
në mbi katërqind e pesëdhjetë vjet!
Ngjyrë trëndafilash te kuq eshte bere gjaku i tyre.
Eshtë ky gjak që rrjedh sot lumenjve e ujvarave tuaja.
Në malet tuaja endrrat e te reneve janë ende gjallë,
fjalët e tyre janë ende të pranishme në shtëpitë tuaja.
Dhe vendeve të tjera shume luftetare u dhe
trima te pashoq ne betejat e me te medhave perandori.
Ti nuk humbe vec ata, por dhe fëmijët e fëmijëve të tyre
sepse sot ata flasin nje gjuhe qe ti nuk e di.
Ti ke njerez te ndershem e krenar
qe familjen dhe mikun i nderojne aq shume
qe respekt kane per te eterit dhe te shkuaren
e qe perdite perpiqen per progres e mbijetese.
Mos e shit lirinë për ca leke a dollare
Mo e shit shpirtin dhe krenarine për ca flori.
Dogjo zerin e te pareve dhe ec rruges se nderit
Liria është shume çmuar, mos e shit atë kurre.

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.