/ Edukim / PD: “Rama po u thotë shqiptarëve se NATO ka mbetur armiku i tyre”

PD: “Rama po u thotë shqiptarëve se NATO ka mbetur armiku i tyre”

Benji Oz on March 17, 2011 - 4:15 pm in Edukim

Deklarata e deputetit Gerti Bogdani

 

Selia e partisë Demokratike ka reaguar ditën e djeshme përmes deputetit Gerti Bogdani i cili në një deklaratë për shtyp akuzoi kreun e opozitës Edvin Kristaq Ramën duke e quajtur atë “pinjoll të Bllokut dhe Ben Alive i cili tre vite më parë kur Shqipëria u anëtarësua në NATO, Edvin Kristaq Rama protestonte kundra NATO-s”. Ky reagim i Partisë Demokratike erdhi duke iu referuar edhe protestës që organizoi opozita më 15 mars, në trevjetorin e tragjedisë së Gërdecit. Deputeti Partisë Demokratike, Gert Bogdani përmes kësaj deklarate për mediat theksoi se “një ditë më parë Edvin Kristaq Rama, me shokët e tij të “politikës së re”, Ruçi, Dokle na kujtuan kohët sovjetike kur NATO ishte armik dhe kur “vota ishte plumb për armikun”. Më tej deputeti demokrat shtoi se kreu i Partisë Socialiste u tha shqiptarëve një ditë më parë se “Shqipëria nuk mund të rrijë nën dy flamuj”. “Tamam si 3 vite më parë, edhe dje, ky pinjoll i Bllokut dhe i Ben Alive, që ne bashkë me shqiptarët përmbysëm 20 vite më parë, u turr kundër flamurit të NATO-s”, deklaroi deputeti i PD-së. Në vijim të kësaj deklarate Bogdani deklaroi se, Shqipëria tashmë e ka zgjedhur flamurin e NATO-s, dhe NATO ka zgjedhur Shqipërinë, pavarësisht protestave të Edvin Kristaq Ramës. “Shqiptarët janë krenar që pranë flamurit shqiptar, flamurit më të bukur në botë, valëvitet e do të valëvitet flamuri i NATO-s”. Gjithashtu deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, e siguroi kryesocialistin Rama se “më 8 Maj, shqiptarët do votojnë si anëtarë të NATO-s, të vendeve të NATO-s si SHBA dhe BE. Më 8 Maj do votohet mbi të gjitha për qytetin dhe qytetarët”- përfundoi këtë deklaratë për shtyp deputeti i partisë demokratike, Bogdani.

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.