/ Edukim / Kryenegociatorja e Kosoves: Per cfare do flasim me Serbine

Kryenegociatorja e Kosoves: Per cfare do flasim me Serbine

Benji Oz on March 17, 2011 - 4:26 pm in Edukim

Bekim Shehu

Kryesuesja e delegacionit te Kosoves ne bisedime me Serbine, Edita Tahiri, beson ne pajtimin historik ndermjet Kosoves dhe Serbise. Bisedimet per ceshtje praktike jane parakusht per integrimin e te dyjave vendeve ne BE.

Zonja Tahiri ne Parlamentin e Kosoves nuk u arrit nje konsensus per nje rezolute me te cilen pala kosovare do te hyne ne bisedime me Serbine. Do te kete takim te marten apo jo?

Ne kemi shprehur gatishmerine si qeveri e Kosoves, qe te marrim pjese ne dialogun teknik me Serbine ne kushtet e dy shteteve te pavarura, te cilat kane deshire dhe synojne te gjejne zgjidhje per disa ceshtje praktike, te cilat praktikisht mund te japin kontribut per permiresimin e jetes se qytetareve te te dyja vendeve, por edhe qe te fuqizojne axhenden evropiane edhe te Kosoves edhe te Serbise. Ne kuader te pergatitjeve, bisedimet ne kete rast jane bere me palen e trete ne kete rast me BE-se, por si pale e trete do te jete edhe SHBA. Ne kuader te ketyre pergatitjeve pala kosovare ka nevoje edhe per harmonizime te brendshme dhe legjitimiteti i ketyre bisedimeve, ne kemi menduar qe duhet te lidhet me te gjithe faktoret relevante. Ne kete rast nje rezolute nga Parlamenti i Kosoves eshte shume e rendesishme per legjitimitetin e dialogut dhe mbeshtetjen e procesit. Duke qene se ne kuvend u paraqiten edhe projekt-rezoluta tjera dhe ide te reja, perfundimi ishte qe keto ide te harmonizohen ne nje dokument i cili do te dale ne shqyrtim te enjten dhe shpresojme qe ne momentin kur miratohet rezoluta, delegacioni i Kosoves do te jete i gatshem per keto bisedime.

Nga kjo qe thoni ju, do te thote se takimi i pare formal me palen serbe do te mbahet pas miratimit te rezolutes ne kuvendin e Kosoves.

Po, ashtu do te jete.

Fillimi i dialogut me Serbine eshte quajtur dialog teknik, por, nga pala serbe nuk eshte perjashtuar mundesia qe ne keto biseda te shtrohet edhe ceshtja e statusit. A ka vija te kuqe ne kete dialog pala kosovare?

Vijat e kuqe tashme jane te qarta. Kosova eshte nje shtet i pavarur dhe sovran, me njohje te fuqishme nga pjesa me e fuqishme e botes, me 75 njohje. Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ka konfirmuar se deklarata e pavaresise ishte legale, dhe Kosova sot eshte anetare e Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar. Keto tregojne se ne keto biseda ne jemi te gatshem te flasim per ceshtje praktike. Sa i takon statusit te Kosoves ky eshte nje kapitull i mbyllur, kete konfirmim e kemi edhe nga qeveria amerikane, por edhe shumica e vendeve anetare te BE-se, te cilat e kane njohur pavaresine e Kosoves tw cilat thone se ky eshte nje dialog teknik ndermjet dy shteteve te pavarura dhe sovrane me qellimin qe te gjenden zgjidhje per ceshtjet praktike, me te cilat ballafaqohen marredheniet e te dy shteteve.

Megjithate, pala serbe interpreton ndryshe deklaraten e zyres se perfaqesueses se larte te BE-se, per politike te jashtme dhe siguri, Katherine Ashton. Pala serbe thote se ne keto biseda nuk perjashtohet as ceshtja e statusit.

Po ne rastet e dialogut ne kete rast kemi te bejme me tri pale, palen kosovare, palen serbe dhe palen e BE-se. Ne cdo dialog nje pale nuk mund te percaktoje axhenden. Pra ne parimin e dialogut axhenda percaktohet paraprakisht me pajtimin e tri paleve. Nuk them se ne mendjen e Beogradit nuk perfshihet edhe ceshtja e statusit, i kam degjuar edhe une keto deklarata, por, ky eshte rregulli i bisedimeve.

Ne skenen e brendshme politike por edhe nga shume analiste nderkombetare, vazhdimisht po perseritet se Kosova nuk do te perfitoje asgje nga bisedimet me Serbine, por vetem Serbia me fillimin e dialogut me Prishtinen do te perfitoje nga Bashkimi Evropian, statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Mund te na thoni, cfare perfiton Kosova nga keto bisedime?

Fillimisht dua te them se dy shtete te pavarura qe jane fqinje dhe qe kane pasur nje konflikt dhe tash jane ne pozicionin e dy shteteve, kane nevoje te adresojne ceshtjet qe kane mbetur pa zgjidhje. Kjo nuk ndodh vetem ne rastin e Kosoves dhe Serbise. Ne bote ka shume praktika te tilla. Interes ka per te normalizuar marredheniet ndermjet Kosoves dhe Serbise, te cilat mbase mund ta bindin Serbine qe ta njohe pavaresine e Kosoves. Interes tjeter eshte qe per dialogun ka bere thirrje faktori nderkombetar dhe ne me pergjigjen pozitive, po permbushim obligimet nderkombetare. Po ashtu eshte me interes te theksohet, se Kosova si nje shtet i ri, ka aspirata per integrimet evropiane dhe euroatlantike dhe ne kuader te standardeve per integrime eshte edhe standardi i fqinjesise se mire. Ne kuader te obligimeve per t’u integruar ne BE, eshte edhe ky angazhim. Perfitimet e Kosoves do te jene keto dhe une shpresoj se dialogu do te jete me rezultate.

Pra ju thoni se Kosova dhe Serbia jane ne pozicione te barabarta, para faktorit nderkombetar?

Une mendoj se Kosova duhet te shikoje interesin e saj ne keto biseda, dhe natyrisht qe edhe pala serbe e shikon interesin e saj. Me rendesi eshte, qe ne e kemi axhenden e qarte te interesit tone per t’u bere pjese e BE-se, NATO-s, por edhe institucioneve tjera relevante. Per t’i arritur keto synime ne duhet te sillemi si shtet.

Ju si kryesuese e delegacionit te Kosoves per bisedime me Serbine, besoni personalisht ne pajtimin historik ndermjet Kosoves dhe Serbise?

Gjithnje kur mendoj per kete teme qe duket komplekse, mendoj se cfare kane bere shtetet tjera, qe kane qene ne raporte armiqesore. Duke pare qe ne raste te tilla kane perfunduar edhe me njohje te ndersjella, kalim ne fazen e fqinjesise se mire, sic eshte rasti i Gjermanise dhe Frances, une i besoj procesit, por kjo nuk vjen vetvetiu. Duhet pasur vullnet nga pala e Serbise, qe te pranoje realitetin, se Kosova tashme eshte nje shtet i pavarur. Fundja eshte nje proces qe duhet kaluar sepse rigjeneron edhe familjen boterore. Pra kjo duhet pare pozitivisht edhe nga pala serbe si nje proces i domosdoshem dhe i pakthyeshem.

Pra ju besoni ne perfundimin pozitiv te bisedimeve me Serbine?

Ne do te hyjme ne keto biseda me nje fryme pozitive, do te kemi qendrim konstruktiv, sepse ne kemi qene nje pale konstruktive edhe ne Rambuje edhe ne Vjene. Ne Rambuje ne nenshkruam marreveshjen edhe pse nuk ka qene ajo e fundit cfare kemi kerkuar, por ajo marreveshje ka sjelle protektoratin e NATO-s, mbi Kosoven dhe duke pranuar marreveshjen e Rambujese ne forcuam aleancen me SHBA-se dhe BE-ne. Ne anen tjeter Serbia jo vetem qe deshtoi po u bombardua nga NATO. Pastaj patem qendrim konstruktiv ne Vjene, pranuam pakon e Ahtisarit sado qe ishte me shume kompromise, por perseri fituam. Kosova u be shtet i pavarur, ndersa, Serbia perseri mbeti me mentalitetin e vjeter. Mbase keto dy raste duhet te sherbejne si mesime per Serbine qe mos te mbetet jobashkepunuese.

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.