/ Edukim / Dialogu mund t’i bllokoje proceset ne Kosove

Dialogu mund t’i bllokoje proceset ne Kosove

Benji Oz on March 17, 2011 - 4:28 pm in Edukim

Bekim Bislimi

Dialogu ne mes te Kosoves dhe Serbise, i cili ka nisur dite me pare, do te “ngrije” mjaft procese qe ishin ne zhvillim e siper, vleresojne analistet e ceshtjeve politike.

Ylli Hoxha, nga Klubi per Politike te Jashtme, thote se nje numer ceshtjesh, qe priten te shtrohen ne dialogun Kosove-Serbi, nuk do te duhej te ishin tema diskutimi.

“Ajo qe ne e kemi verejtur si rrezik, eshte pikerisht futja ne nje proces, ku per te gjitha ceshtjet e pazgjidhura deri sot, Serbia shnderrohet ne pale, e cila duhet te jape aprovimin. Me kete, nje pjese e madhe e ceshtjeve, do te mund te mbeten peng i vullnetit te Beogradit. Shumica e ketyre ceshtjeve jane ceshtje te brendshme te Kosoves”.

“Pra, me hapjen e dialogut per ceshtje te caktuara, per disa prej tyre, ne po e krijojme presedanin e vendimmarrjes, ne te cilen Serbia do te kete hise”,-thote Hoxha.

Reciprocitet gjate dialogut? Analisti Mazllum Baraliu vlereson se Serbia eshte ne pozicion qe te luaje ne menyre obstruktive dhe te shfrytezoje ceshtjet e caktuara ne favor te saj. Sipas tij, ceshtja e gjykatave dhe e doganave ne veri te Kosoves, ceshtja e personave te pagjetur, kthimi i artefakteve te Muzeut te Kosoves, te grabitura nga Serbia, por edhe nje varg ceshtjesh te tjera, jane vetem shembuj te proceseve, te cilat rrezikohen te ngrihen. “Rrezikohet cdo gje, cdo ceshtje qe eshte e ngritur dhe qe eshte e rendesishme, madje me rendesi vitale per qytetaret e Kosoves, si: ceshtja e te pagjeturve, gjykatat dhe funksionalizimi i tyre, e te tjera. Ato, ka mundesi jo vetem te mos zgjidhen, por edhe te ngrihen”. “Ka mundesi te obstruksionohen apo te futen ne rend dite edhe ceshtje te tjera, te statusit, pjeses veriore dhe shume ceshtje te rendesishme te sovranitetit te Kosoves. Mund te jene te ngrira dhe objekt i obstruksionit te mundshem ne cdo cast, ne cdo faze te ketyre te bisedimeve nga ana e Serbise. Ky eshte rreziku me i madh i ketyre ceshtjeve”,-thote Baraliu. Mendim te ngjashem ka edhe analisti Hoxha, i cili thekson se pala kosovare nuk duhet te hyje ne kurthe, te cilat mund te imponohen ne kuader te dialogut, dhe te bisedoje per ceshtje te brendshme te saj, te cilat Serbia mund t’i keqperdore. “Ceshtja e gjykatave ne veri nuk do te duhej te ishte ceshtje qe do te duhej ta negociojme me Serbine. Eshte nje obligim i pranise nderkombetare ne Kosove dhe institucioneve te Kosoves qe ta kryejne ate proces, pa marre parasysh vullnetin serb”.

“Faktikisht, vendosja e kontrollit, ta zeme, ne piken 1 dhe 31 te Kosoves, nuk do te duhej te ishte ceshtje. Eshte pjese e nje aranzhimi dhe pjese e vendimeve paraprake, te dokumenteve nderkombetare: Rezolutes 1244, marreveshjes se Pakos se Ahtisarit, nje obligim i pranise evropiane ne Kosove qe ta realizoje kete”, thekson Hoxha.

Analisti Baraliu paralajmeron palen kosovare te kete kujdes, ne menyre qe ceshtjet e caktuara te mos shnderrohen ne peng te procesit te dialogut. “Ka ceshtje, te cilat nuk do te mund te zgjidhen. Rreziku eshte potencial per te gjitha ceshtjet qe mund te trajtohen, qe te mos marrin nje epilog te deshiruar dhe te perfunduar njehere e pergjithmone”.

“Gjithsesi, ka mundesi qe Serbia, sapo t’i realizoje objektivat e veta, te mund te terhiqet apo te beje obstruksione gjate procesit, ne cdo cast. Synimi i saj kryesor eshte qe thjesht ta marre kandidaturen per anetare potenciale te Bashkimit Evropian”, deklaron Baraliu.

Te dy keta analiste, vleresojne se autoritetet e Kosoves duhet te jene shume te kujdesshme, por edhe me agresive ne komunikim me BE-ne, si dhe te krijojne nje strategji dalese nga procesi i dialogut Kosove-Serbi.

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.