/ Edukim / Roli i mbretit Zog në shpëtimin e hebrejve në vitet 1928-1939

Roli i mbretit Zog në shpëtimin e hebrejve në vitet 1928-1939

Benji Oz on March 17, 2011 - 5:45 pm in Edukim


Intervistë me Dr Patrice Najbor
Në veprën tuaj mbi mbretërinë shqiptare në vitet 30, ju tregoni që qeveria shqiptare u ka dhënë pasaporta shqiptare rreth 350 familjeve hebreje, e mes tyre, edhe fizikantit Albert Ajnshtajn. Cilat janë burimet që i pro­vojnë këto fakte?
Në tërësinë e burimeve për këtë çështje, njëri prej burimeve më të para dhe më të rëndësishme vjen prej arkivave shqiptare. Ju mund të konsultoni “Guide Book, a reference to record about Jews in Albania” publikuar nga drejtoria e përgjithshme e Arkivave Kombëtare më 2006-ën, ku pasqyrohen dokumentet kryesore të arkivave shqiptare në lid­hje me shpëtimin e hebrejve nga Shqipëria.
Ka gjithashtu punime të historianëve shqip­tarë, si ato të profesor Shaban Sinanit (ish-drejtor i Arkivave Kombëtare), që ka publikuar studime të shumta dhe mjaft interesante për këtë temë (shih “Diplomacia e Shqipërisë Mbretërore për shpëtimin e hebrejve” në ALBSA-Info/Korrier 20/11/2004).
Jashtë Shqipërisë, historiani amerikan dr. Ber­nard Fisher, përmes kërkimeve të tij të fundit në arkivat anglo-saksone, flet për një “kohë të artë” për hebrejtë në Shqipëri gjatë periudhës së mbretërisë ( 1928-1939).
Në senatin francez, më 27 janar 2008, ka pasur po ashtu një konferencë ku janë paraqitur doku­mente të shumta arkivore dhe dëshmi të familjeve që kanë shpëtuar hebrejtë, si familjet Ndregjoni dhe Biçaku (shih veprën “Ndregjonët”, Xhaferr Martini, Naim Frashëri, Tiranë, 2007 dhe artikul­lin “Familja Biçaku : Si jetuam me 26 hebrej në shtëpinë tonë”, botuar në “Gazeta shqiptare” më 09.05.2001).
Përsa i përket rastit të fizikantit Albert Ajn­shtajn, i cili ka përdorur mundësinë e pajisjes me një dokument shqiptar për të shkuar në Shtetet e Bashkuara, kemi dëshminë e mbretëreshës Ger­aldinë (shih edhe intervistën e Mikael de Pok për revistën angleze “Sky” më 2002). Në shumë in­tervista mbretëresha ka treguar për vizitën sekrete të Ajnshtajnit në Shqipëri përgjatë 48 orëve dhe takimin e tij me mbretin Zog. Kalimi i Ajshtajnit në Shqipëri është konfirmuar në disa drejtime: nga ish-drejtori i asaj kohe i Institutit të Fizikës, zotit Skënder Koja, i cili e kishte takuar atë, nga punonjësi i bankës, Ajet Bega, që po ash­tu e kishte takuar (sipas një dokumenti zyrtar, Albert Ajnshtajni ka shkuar në Bankën Shqip­tare të Shqipërisë, në Tiranë, më 9 prill 1931) dhe nga doktor Jani Basho, i cili ka shërbyer si ndër­mjetës në përpjekjet administrative për marrjen e dokumenteve të udhëtimit dhe që e priti fizikan­tin kur ai arriti në Durrës. Fatkeqësisht shumica e dokumenteve që lidhen me kalimin e Ajnshta­jnit në Shqipëri është djegur më 1945, kur klinika e doktor Bashos ishte bastisur dhe marrë nga par­tizanët. Ekziston, megjithatë, në arkivat kom­bëtare shqiptare një shënim (i vitit 1931, AK0 31, në faqen 53/1) që vërteton që Albert Ainshtajni ka bujtur në Pogradec më 10 prill 1931, datë në të cilën ai ka marrë prej doktor Bashos një pasaportë shqiptare të lëshuar me ndërhyrjen vetjake të mbretit Zog (shih “Dy ditët e Ajnshtajnit në Shq­ipëri” në Koha jonë të 06.09.2002; “Ajnshtajni në Shqipëri, Të dhëna rreth udhëtimit të fshehtë të tij në pranverën e vitit 1931” në gazetën Standard të 04.02.2008; “Ainshtajni në Shqipëri, në pran­verën e vitit 1931”, http://www.cdodite. com/20080426101552/Ajnshtajni-ne-Shqiperi-ne-pranveren-e-vitit-1931.html ; 26/04/2008; “Doktori pogradecar që pajisi Ajnshtajnin me pasaportë shqiptare”, 23/01/2009, http://www. albaniapres.com).
Historiani amerikan Bernard Fisher tregon për bisedat mes ambasadorit shqip­tar Faik Konica dhe atij amerikan Herman Bernshtajn përsa i përket autorizimit për të vendosur 500 familje hebreje në Shqipëri. Dihet po ashtu që familja mbretërore kishte punësuar hebrej (Veitsmanin dhe Ouri­novskin). A i konfirmojnë dokumentet arki­vore këto fakte dhe, siç thotë Fisheri, a ka shumë dokumente në arkivat e familjes mbretërore?
Shumë dokumente të arkivave shqiptare pro­vojnë po ashtu që familja mbretërore dhe të tjerë të afërt me të kanë punësuar dhe mbrojtur shumë hebrej, mes të cilëve edhe fotografin dhe mjekun e Oborrit që përmendët ju.
Për këtë çështje ju mund të shihni edhe Shto­jcën 59 të veprës sime “Historia e Shqipërisë dhe e familjes mbretërore të saj” në pesë vëllime, që trajton me hollësi diplomacinë e mbretit Zog dhe ndihmën e Shqipërisë mbretërore në dobi të shpëtimit të hebrejve nga Holokausti.
Për të ardhur në pyetjen tuaj, unë mund të po­hoj që ka tashmë shumë dokumente të legatës ital­iane që sjellin informacion mbi faktin që familja mbretërore dhe shqiptarët në përgjithësi po mbronin gjithnjë e më shumë hebrejtë dhe që kjo përbënte “një situatë shqetësuese dhe të rrezik­shme” (shih shënimin e legatës italiane të 16 janarit 1939 – AQSH F163 V1939 D247 N14).
Ndryshe nga ajo çka thotë dr. Bernard Fisheri, të gjitha dokumentet që ne kemi, janë dokumente të arkivave të shtetit, çka është normale, meqenëse mbreti Zog ishte në pushtet dhe mbretëronte në këtë kohë. Unë mund të saktësoj më tej që edhe nëse familja mbretërore do të kishte, për shembull, do­kumente për vizitën sekrete të Ajnshtajnit në Shq­ipëri, arkivat që ajo kishte marrë me vete përgjatë largimit në mërgim janë shkatërruar praktikisht të gjitha, në njërin prej bombarimeve të Londrës.
Emri i familjes mbretërore është cituar i dy­ti në radhë, në një listë prej 63 familjesh shq­iptare, të propozuara si “Fisnikë” (“Justes”, “ The Righteous”) nga Yad Vashemi. Si e shpjego­ni këtë?
Është një nder i vërtetë që Shqipëria të ketë familje të vlerësuara “Fisnikë mes kombeve” dhe që familja mbretërore të jetë propozuar nga Nor­man H. Gershman në katalogun e ekspozitës së tij “Besa: Muslims ëho saved Jeës in Ëorld Ëar II” (Syracuse University Press, USA, 2008) për t’u njohur si fisnikë (Në këtë ditë, Yad Vashemi nji­hte zyrtarisht 68 familje shqiptare si “fisnikë”), sepse është një fakt i pamohueshëm që mbreti Zog ka qenë nismëtari i vërtetë i politikës së shpëtim­it të hebrejve nga Shqipëria, duke favorizuar fil­limisht ikjen e hebrejve të persekutuar, duke u dhënë atyre viza turistike dhe tranziti, pastaj duke i kërkuar administratës ndryshimin e em­rave, ndërrimin e fesë dhe, më së fundi, duke u dhënë atyre shtetësinë shqiptare.
Kodi i mikpritjes ka bërë të vetën, ai ishte shfaqur dukshëm. Shqiptarët e kanë konsideru­ar si detyrë që të mbrojnë dhe të fshehin hebrejtë që i iknin persekutimeve, në një kohë kur kombe të mëdha europiane i përzinin ata. Në Shqipëri nuk ka asnjë listë dhënë fashistëve dhe asnjë in­ternim. Numri i hebrejve të shpëtuar është vlerë­suar në më shumë se 3 000. Më 2005-ën “Memo­rial Museum of The Holocaust” kishte regjistru­ar tashmë 2 640.
Sipas dukumenteve britanike, në Londër, më 1943, ka pasur bisedime me mbretin Zog përsa i përket vendosjes së 25 000 familjeve hebreje në Shqipëri, nëse ai do të vinte në pushtet. E konsideroni këtë plan realist apo veçse një manovër për të tërhequr simpatinë e Londrës?
Në fakt ka pasur bisedime për vendosjen e kolonive hebreje në Shqipëri. Këto projekte kishin një interes të dyfishtë, për t’i dhënë hebre­jve një vend pritës, një tokë azili dhe për t’i sjellë Shqipërisë intelektualë, inxhinierë, mjekë, më­sues etj… të cilët do të mernin pjesë në zhvillimin e vendit. Në këto projekte kishte një aspekt njerëzor dhe një aspekt ekonomik. Përveç të tjer­ave, këto projekte tregojnë që mbreti Zog, më 1943, po parapërgatiste dhe po punonte për të ardh­men e Shqipërisë.
Sir Martin Gilberti tregon që në fillim të 1939-ës, një diplomat i mbretit ka shkuar në Londër për të takuar Çurçillin dhe për të fol­ur për vendosjen e hebrejve në Shqipëri. Cili ishte ky diplomat shqiptar?
Në fakt, Sir Martin Gilberti në veprën e tij « Winston Churchill : le prophète de la vérité » tregon për një përpjekje të bërë në janar 1939, në të cilën një diplomat shqiptar, i dërguar nga mbre­ti Zog, ka propozuar ta bëjë Shqipërinë një vend të shenjtë mbrojtës për hebrejtë. Për ta bërë këtë, Çurçilli duhej të frenonte vrullin e Musolinit dhe të garantonte pavarësinë e Shqipërisë, në mënyrë që plani i shpëtimit të merrte jetë. Fatkeqësisht Çurçilli e ka lënë mënjanë këtë plan.
Sir Martin Gilberti nuk e jep emrin e këtij të dërguari dhe, siç ndodh shpesh gjatë negociatave të fshehta, gjërat mbeten gjithnjë sekrete. Megjithatë ky diplomat mund të jetë Dervish Du­ma, që ishte sekretari i dytë i legatës shqiptare në Londër dhe që qe emëruar i ngarkuar me punë në fillim të 1939-ës*.
* “Ne dy veprat e tjera te Sir Martin Gilbert “Churchill and the Jews : A lifelong friendship” (Henry Holt & Company, New York, 2007, p. 154)
dhe”Kristallnacht Prelude to Destruction” (Harper Perennial, London, 2006, pp. 201 et 2002), autori permend takimin , ne janar 1939, ne jug te Frances, midis Çurçillit ( qe ishte ne kete kohe vetem anetar i Parlamentit) me diplomatin shqiptar Çetin Saraçi. Gjashte jave me vone, Çetin Saraçi i ka shk­ruar Çurçillit qe ai ishte i autorizuar te negocionte (Cf. Chatin Sarachi to Winston Churchill, 13/05/1939, Foreign Office Paper FO 371/24/081).
* * *
Familja mbretërore e Shqipërisë, si dhe 62 familje të tjera shqiptare, kanë qenë propozuar nga Norman H. Gershman në katalogun e ekspoz­itës së tij “Besa: Muslims who saved Jews in World War II” (Syracuse University Press, USA, 2008) për t’u njohur si “Fisnikë” nga Yad Vashem.
* Dr Patrice Najbor
Dipllomuar në Institutin e Studimëve te Mardhënieve Ndërkombëtare (ILERI) të Parisit, titullarë i një dipllome të studimëve të larta të specializuara (DESS) të diplomacisë dhe administrimit të organizatave ndërkombëtare (Paris XI), doktor i shkencave politikë, ka realizuar një tezë mbi “Dykrenarja e Shqipërise në maredhëniet ndërkombëtare bashkohore” (Paris XI – 1992) dhe shume shkrime në kuader te një dipllomë të studimëve të thelluara (DEA) të mbrojtjes dhe sigurimit europian (Lille II -1990) midis të cileve “Sistemi dhe politika e sigurimit të Shqiperisë” dhe “Ceshtja shqiptare e Kosovës”).
Ai eshtë autor i “Dinastisë së Zogut” 2002 dhe i “Historisë se Shqiperisë dhe i familjes së saj mbretërore 1443-2007)” në pesë vellime 2008.
Ai nga ana tjeter ka organizue shoqëru disa ndihma humanitare ne Shqipëri, sidomos gjatë tranzicionit demokratik.

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.