/ Komunitet / Red Bull BO 105 show ne Tirane per Diten e Veres

Red Bull BO 105 show ne Tirane per Diten e Veres

Benji Oz on March 19, 2011 - 5:04 pm in Komunitet

TIRANE – Tërësisht jashtë tradicionales është festuar dita e verës këtë vit në kryeqytet. Përveç festimeve të zakonshme me koncerte e grumbullime në bulevardin kryesor si dhe organizimit të piknikëve pranë Kodrave të Liqenit, këtë vit çudirat ndodhën në ajër!

Piloti gjeman i Flying Bulls, Reiner Wilke, me helikopterin tij BO 105 CB, realizoi për rreth 30 minuta disa manovra akrobatike mbi Liqenin Artificial të Tiranës dhe mbi Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke tërhequr vëmendjen dhe mijëra qytetarëve, të cilët mbajtën frymën për disa minuta, teksa shihnin akrobacitë e këtij helikopteri në qiell të hapur.

Piloti Wilke, i cili ka realizuar 8500 orë fluturime dhe me një eksperiencë shumë të madhe në fushën e aviacionit, u shpreh përpara fluturimit se më e rrezikshme i duket rruga që bën me makinë për të shkuar në punë sesa ekzibicionet në ajër.

Ai është nga të paktët pilotë në botë që mund të mbajë helikopterin shumë pranë me limitet e aerodinamikës, ndërkohë që është duke performuar.

Wilke thotë se helikopterin BO 105 nuk e ndërron me asnjë model tjetër. Pjesa që i pëlqen më shumë tek ky tip helikopteri është sistemi i helikave, edhe helikopterët modern të ditëve të sotme nuk mund ta sfidojnë. Gjithashtu pilotin nuk e shqetëson aspak fakti se helikopterët janë të vjetër, pasi shkalla e mirëmbajtjes së tyre arrin majat, në ofiçinën e tyre Hangar 8, pranë aeroportit të Salzburgut, në Austri.

Hangar-8, është vendi i grumbullimit, riparimit, mirëmbajtjes së këtyre avionëve dhe helikopterëve. Ky hangar i tejkalon të gjitha standardet e zakonshme ndërkombëtare dhe jo pa qëllim: aeroplanë të tillë si ata që fluturohen nga Flying Bulls kërkojnë kujdes të vazhdueshëm dhe profesional të nivelit të lartë.

Flying Bulls është një korporatë aviacioni private, nën pronësinë e Red Bull, e krijuar në vitin 1999 nga të apasionuarit e aviacionit, të cilët i përkushtohen mirëmbajtjes së aeroplanëve dhe helikopterëve historikë, duke i lejuar ata të fluturojnë akoma.

Avionët dhe helikopterët e Flying Bulls janë modele të përkryer të zhvillimit të teknologjisë së aeroplanëve pas luftës. Aircrafti i tyre përbëhet nga një sërë modelesh si: Douglas DC-68, B0105 CB, EC135, Bell 47 G- 3B – 1, Bell Cobra TAH – 1F, Alpha Jet, PT – 17 Stearman, Chance Vought F4U-4 “Corsair”, North American T-288 Trojan, Lockheed P-38L, Pilatus Porter PC-6, Cessna CE 208 Amphibian Caravan, North American B-253 Mitchell, Fairchild PT-19.

 

Specifikimet teknike të Helikopterit BO 105:

Prodhues: Messerschmitt-Balkow‑Blohm/BRD

Numri serial: 5-126/S-140

Viti i prodhimit: 1974

Motorët: 2 x Allison 250 C2OB

Fuqia motrike: 445 kuaj fuqi/motor

Konsumi i karburantit: 230 l/h

Shpejtësia maksimale: 145 kts

Maksimuni i peshës në ngritje: 2,400 kg

Shpejtësia e lejuar: 120 kts

Koha maksimale e fluturimit: 2 h 15 min

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.