/ Komunitet / QENDËR PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR UK

QENDËR PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR UK

Benji Oz on April 8, 2011 - 12:02 pm in Komunitet

Fatmir Terziu
vijon nga faqja 1 …Sipas bisedës me zotin
Galer, mësohet se vizita dhe pritja në zyrën
e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha ishte
njohja paraprake me këtë projekt madhështor
e të munguar për komunitetin shqiptar,
tashmë me më shumë se dy dekada në jetën
dhe integrimin britanik. Zoti Galer, sqaron:
“Është një projekt i menduar, jo një ide e thjeshtë, apo një nismë spontane. Të krijosh një qendër institucionale për komunitetin shqiptar, është më shumë se një nismë, më shumë se një angazhim dhe investim. Kjo flet për një  bashkim, për një integrim më të qenë, më institucional. Ky është një projekt
që shkon deri në 12 milion stërlina dhe dua të theksoj se projekti në këtë hapësirë ka gati 30 për qind të fondit me një nënkuptim të qartë të restriktuar.” Duke vazhduar bisedën me zotin Galer, ne mësuam se vajtja
tek kryeministri shqiptar dhe pritja e tij nuk ishte e lidhur me ndonjë kërkesë financiare apo me ndonjë ndihmë të këtij lloji. Sipas zoti Galer ishte një takim ku ‘nuk i kërkuam Kryeministrit shqiptar fonde, por njohjen dhe ndihmën zyrtare në këtë angazhim tejet serioz’. Zoti Galer shton se kryeministrit iu bë
e qartë në këtë mënyrë se duhej mirëkuptim: “Ne nuk duam ndonjë keqkuptim për këtë. Ne duam të gjejmë konsensusin dhe aprovimin
tuaj zyrtar”. ‘Dhe të cilin e gjetëm menjëherë’- shton zoti Galer.
Zoti Galer zbulon edhe një sekret: “Në bisedë me zotin Berisha kërkova një pyetje direkte, për zotin Lutfi Vata, të cilën e kisha nga grupi me të cilët punoj, nga komuniteti Hebre në Britaninë e Madhe, në lidhje direkte me
personin me të cilin ne kemi bashkëpunimin. Në këtë rast ai u shpreh i prerë me fjalët më të gjetura për zotin Vata, duke na afruar shancin e bukur të njeriut të ndershëm e të përkushtuar’. Unë edhe grupi im mbështesim
komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, shton zoti Galer, duke nënvizuar me një sens tejet emocional për ne: “si miq në gjak”, një frazë që ka një lidhje historike me kodin shqiptar “Besa” që shpëtoi jetë njerëzish
gjatë Holokaustit. Por fjala e zotit Galer, nuk mbetet me kaq.
Ai zbulon edhe ardhjen zyrtare së shpejti të Kryeministrit shqiptar, me të cilën ai thekson se edhe do të jetë një shans për të inaguruar këtë qendër për komunitetin shqiptar.

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.