/ Komunitet / 5 QERSHOR 2011 ORA 12:00 Diten e Diele FESTË E HAPUR SHQIPTARE NË CHILDS HILL PARK

5 QERSHOR 2011 ORA 12:00 Diten e Diele FESTË E HAPUR SHQIPTARE NË CHILDS HILL PARK

Benji Oz on April 8, 2011 - 1:05 pm in Komunitet

5 QERSHOR  2011 ORA  12:00 Diten e Diele FESTË E HAPUR SHQIPTARECHILDS HILL PARK

5 Qershori do të jetë një nismë e re. Është pikërisht kjo datë që në orën 12:00 synon të grumbullojë nën inisiativën e shoqatës shqiptare “Ardhmëria” dhe në bashkëpunim me shoqatat e tjera që marrin pjesë në Forumin e Bashkimit të Shoqatave shqiptare qindra e qindra shqiptarë të moshave të ndryshme në një aktivitet të hapur në parkun e gjelbër në adresën Childs Hill ParkGolders Green. Kjo inisiativë synon të bëhet një datë e përvitshme me një moto ku gjithë shqiptarët të mblidhen nën tingujt e muzikës shqiptare, valles dhe aktiviteteve të tjera për të festuar bashkërisht. Këtë vit është data 5 Qershor. Është një datë që në fakt është si një shtysë e festës së 1 Qershorit, festës së bukur të zërrave gazmorë, një festë me një emblemë të qartë e festive të lidhur me edukimin, shkollën dhe angazhimin e talentëve shqiptarë.
Në këtë festë më 5 Qershor do të jenë zërat e “Ardhmërisë”, grupi i mirënjohur “Tingujt E Zemres”, “Zërat e së Ardhmes” dhe të tjerë surpriza sportive e kulturore që do të shoqërojnë ndjeshëm angazhimin dhe festimin shqiptar në parkun e gjelbër të Childs Hill ParkGolders Green.
Në këtë festë sipas organizatorëve janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë, pa dallim moshe, pa dallim përkatësie dhe me një obligim të bukur për ditën e 1 Qershorit festiv. Pra, më 5 Qershor ora 12:00 të gjithë në festën e madhe e të
hapur në fushën e blertë e të qetë në Childs Hill Park në Golders Green.

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.