/ Komunitet / Qendra shqiptare në Londër INVESTIM SERIOZ | Publikimi i Majit Lexo Online

Qendra shqiptare në Londër INVESTIM SERIOZ | Publikimi i Majit Lexo Online

Benji Oz on May 16, 2011 - 8:03 pm in Komunitet

Nga Fatmir Terziu
Në harkun kohor të disa javëve një lajm
mjaft i rrëndësishëm erdhi në skenën e
komunitetit shqiptar. Inisiativa dhe
ndërrmarja institucionale e zotit Joel
Galer në bashkëpunim me zotin Lutfi
Vata, ka bërë të mundur që të bëhet e
prekshme një ide tejet institucionale e
komunitetit shqiptar. Në thelb është
institucioni i një qendre për komunitetin
shqiptar. Pra një qendër për të gjithë
shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e
Bashkuar, por edhe për të gjithë ata që
shkojnë e vijnë përpos rregullave të
ekonomisë së tregut. Një institucion i tillë
vetëm pak kohë më parë mori edhe aprovimin nga Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë një vizite zyrtare të cilën e organizuan në zyrën e tij në Tiranë, zotërrinjtë Vata dhe Gaeler. Nga ana tjetër është edhe një pritje tjetër e afruar edhe nga ish-Ministri i Kulturës së Shqipërisë, Ferdinad Xhaferri, që priti zotërrinjtë Gaeler dhe Vata, duke u dhënë atyre mbështetjen e plotë në lidhje me këtë nismë. Me ish-Ministrin Xhaferri,
takimi i datës 4 Mars 2011 kishte në thelb edhe disa pika të tjera që kanë të bëjnë edhe me projektet e tjera dhe angazhimet në drejtim të integrimit të shqiptarëve. Por, tashmë ky nuk është vetëm një lajm në letër. Është një projekt në veprim e sipër.

Një projekt që synon të angazhojë dhe inkuadrojë edhe komunitetin shqiptar në rangun e komuniteteve të tjera, le të referohemi tek një shembull konkret le të shohim benefitet që afron që qendër e tillë. Si shembull i referohemi komunitetit irlandez, që edhe pse gjeografikisht dhe historikisht, po aq edhe ekonomikisht shihet si ndryshe me bashkësinë shqiptare, por në problematikë dhe kulturë disi me një afërsi relevante. Shembuj që flasin Qendra e komunitetit irlandez në Londër është një qendër me përshkrimin e ndërtuara për të online si ‘bamirësi’. Bazohet në Camden dhe i shërben por edhe i ka shërbyer bashkësisë irlandeze për më shumë se pesëdhjetë vjet.

Një gamë të gjerë shërbimesh ofrohen për të mbuluar mirëqenien e komunitetit, ato aktivitete që referohen tek kultura, tek konferencat, dhe po aq edhe tek banketet e ndryshme. Qendra është shumë e ndjeshme në perceptimin dhe kulturën, kjo e bën atë që vazhdimisht në ndryshim nga grupe të tjera etnike të zonës lokale të festojë tëgjitha tradita dhe ngjarjet irlandeze sipas trashëgimisë. Të gjitha festat organizohen së bashku, dhe lidhen edhe me artin e komunitetit. Por duhet theksuar se ajo ndihmon edhe për festimet dhe projektet krijuese nga prejardhje shumë më tepër etnike. Kjo qasje multikulturore duket se shton më shumë rrëndësi dhe vlera për inisiativën e zotërrinjve Gaeler dhe Vata. Por le të mos mjaftohemi vetëm me kaq. Le të shohim edhe faktin e jetës së kësaj qendre. Që nga viti 1955 Qendra ka ofruar këshilla për mirëqenie, strehim, trajnim dhe objektet e
të mësuarit, rrugët e punësimit, dhe një varg të përvojave kulturore për brezat e njëpasnjëshëm të komunitetit irlandez.

Pas Luftës së Dytë Botërore, valët e emigracionit irlandez në Angli, sidomos në vitet 1940 dhe 1950, sollën njerëz të dëshpëruar për punë, ndoshta ashtu siç bënë për shqiptarët vitet e pas 1990-s. Dhe kur ne shqiptarët kujtojmë ato vite, të cilat na sollën dhe na bënë që të ndërtojmë integrimin tonë jetik natyrshëm gjejmë edhe atë pikë të përbashkët me këtë komunitet.

Kjo është ana teorike. Ana tjetër është morale dhe materiale. Arsyeja për mbështetje Natyrshëm çdo nismë ka një efekt, por këtë efekt duhet ta ndihmojmë të gjithë, me mend, mendime, ndihmë ekonomike, ndihmë morale dhe mbi të gjitha me mbështetjen ndaj nismëtarëve që kanë mbi supet e tyre një angazhim tepër domethënës. Shqiptarët e meritojnë një institucion të tillë. E meritojnë një angazhim konkret. Në një linjë telefonike ne u interesuam edhe më tej. Në kohën që Shqipëria vlon nga fushata elektorale, Kryeministri Berisha gjeti kohën të përgjigjej me shumë përzemërsi dhe dedikim: “Ne ndihmojmë dhe do të ndihmojmë deri në pikën më të mundur çdo integrim të shqiptarëve. Ne mbështesim nismën e zotit Vata dhe Gaeler, pasi e shohim në të mirë të shqiptarëve”. Në anën tjetër mes dhjetra e dhjetra shqiptarëve të kontaktuar nga ana jonë pas atij artikulli të publikuar tek numri katër i gazetës sonë, shohim ndjenjën e tyre të mirëpritjes dhe përshëndetjes për organizatorët.
Shqiptarët e meritojnë një institucion të tillë. E meritojnë një angazhim konkret. Në një linjë telefonike ne u interesuam edhe më tej. Në kohën që Shqipëria vlon nga fushata elektorale, Kryeministri Berisha gjeti kohën të
përgjigjej me shumë  përzemërsi dhe dedikim: “Ne ndihmojmë dhe do të
ndihmojmë deri në pikën më të mundur çdo integrim të shqiptarëve. Ne mbështesim nismën e zotit Vata dhe Gaeler, pasi e shohim në të mirë të shqiptarëve”

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.