/ Komunitet / Gëzuar 1 Qershorin!

Gëzuar 1 Qershorin!

Benji Oz on June 1, 2011 - 9:53 am in Komunitet

Nga Lutfi Vata Kryetar i Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare

 

 

 

 

 

Sot është dita kur të gjithë kthejmë sytë nga fëmijët. Me rastin e festës ndërkombëtare të fëmijëve, Shoqata shqiptare në Mbretëri të Bashkuar, “Ardhmëria” në bashkëpunim me të gjitha shoqatat që operojnë në Forumin e Bashkimit të Shoqatave ka organizuar më datën 5 Qershor, një ditë të mbushur me plot aktivitete kushtuar fëmijëve të komunitetit në një nga mjediset më të bukura dhe më të populluara me traditën dhe mirëgjetjen shqiptare, pikërisht në Childs Hill Park në Goldres Green, me Restorantin e Shqiptarëve pranë.

Sot është 1 Qershori, dita ndërkombëtarE e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve, të gjithë vullnetarëve për Gjuhën Shqipe në emigrim, ndihmën dhe syrin e të gjithë atyre që dinë vetëm fjalën përkushtim, vetëm sakrificë. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive. Dhe ne kështu menduam të gjejmë një ditë për ta, pak orë të lira mes tyre, pak minuta që të kthejmë në traditë një ditë kaq domethënëse. Le t’ua lëmë atyre pë pak kohë muzikën, vallen, këngën, të gjithë lojën dhe imagjinatën e tyre. Le të jemi edhe ne të gjithë me ta, në këtë ditë dhe në ditë të tjera në vitet që na përcjellin.

1 Qershori është Dita Nderkombetare e Fëmijëve. Në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Camëri dhe në mbarë mbarë botën, kjo ditë u kushtohet femijëve, me aktivitete të larmishme.

Ne fakt 1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Ne vitin 1925 konsulli i pergjithshem Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsidesueshem fëmijësh jetim Kinezë të festonin ne festivalin e ”Anijes se Dragoit ”. Kjo gje qëlloi te ishte ne te njejten dite me konferencën ne fjale. Festa e 1 Qershorit filloi te festohet pas dy vitesh. Shume vende te botes e kane pranuar ate si festën ndërkombetare te femijeve dhe realizojne festime te cilat kane si qellim te rrisin vemendjen ne drejtim te mireqenies se tyre.

Por ne jemi në këtë ditë të themi edhe atë që mendojmë vetëm për të qenë të bashkuar, me qëllimin të gëzojmë dhe begatojmë fëmijët tanë të lumtur. Një mirrënjohje i përcjellim Nënës Mbretëreshë, Shkëlqesisë së saj, Elizabeta II-të, për përkujdesjen ndaj nesh, shqiptarëve komunitetit më të ri në Britaninë e Madhe. Njëkohësisht edhe të gjithë miqve britanikë që na dhanë mundësinë e integrimit. Zoti i bekoftë të gjithë!

oqatave Shqiptare

Comments are disabled
Rate this article

Comments are closed.