/ Komunitet / Festohet përvjetori i katërt i PAVARËSISË SË KOSOVËS

Festohet përvjetori i katërt i PAVARËSISË SË KOSOVËS

Benji Oz on February 28, 2012 - 7:28 pm in Komunitet
LONDËR - Festa e Katër Vjetorit
të Pavarësisë së Kosovës u festua
me madhështi në Londër. 
Në një festë madhështore ajo
dha sinjalin pozitiv në sallën 
e Hammersmith Toën si një sinjal
pozitiv për integrimin dhe 
festimin të bashkuar në një vit që përkon me 100 vjetorin e
Pavarësisë së Shqipërisë. Kështu ecuria e shqiptarëve 
në procesin integrues shihet qartëdhe nuk është më një perceptim
Faktet e festimit të saj flasin vetë. Në këtë organizim
model të festimit si radhë ndonjëherë ishin në festë të 
gjithë të pranishmit, ku ishte i ftuar dhe i paranishëm
edhe Ministri i Diasporës së Kosovës, z Ibrahim Makolli
i shoqëruar nga shefja e Kabinetit të tij dhe me praninë 
e këngëtarëve të mirrënjohur Ilir Shaqiri dhe
Leonora Jakupi. Në këtë festë morën pjesë edhe 
Ambasadori i Kosovës, Dr Muhamet Hamiti, dhe 
anëtarë të tjerë të stafit të tij si dhe E Ngarkuara
me Punë në Ambasadën e Shqipërisë, Dr Teuta Starova. 

Ishte i pranishëm si gjithmonë në festimet që
organizon mrekullisht Lutfi Vata edhe miku i 
shqiptarëve, depu  ti i Parlamentit Britanik,
Andy Slaughter dhe drejtuesit e minibashkive
londineze të Hamersmithit dhe Brentit, po ashtu
edhe ish drejtues të disa minibashkive londineze. 

Në këtë tubim ishin edhe drejtues të Forumit të Bashkimit
të Shoqatave Shqiptare dhe anëtarë të tyre. 
Ishte edhe z Joel Gaeler një nga miqtë e komunitetit
dhe sponsor kryesor i tubimit festiv. Në këtë tubim 
festiv fjalën e hapjes e kishte z Vata, që falenderoi
të pranishmit dhe uroi Gëzuar festën e Pavarësisë së Kosovës.
Kosova shënon përvjetorin e katërt të shpalljes së
Pavarësisë dhe ne jemi më të bashkuar tha Vata. 
Një fjalë përshëndetëse adresoi edhe Ambasadori i Kosovës
dhe Dr Teuta Starova, E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e
Shqipërisë. Zoti Makolli në këtë vizitë historike në 
mesin e emigrantëve shqiptarë në rolin e tij si Ministër 
i Diasporës u ndal gjerë në ndihmën që Ministria e tij dhe 
Qeveria e Kosovës ofrojnë dhe garantojnë për emigrantët.
 Foli dhe përshëndeti edhe deputeti Andy Slaughter dhe disa 
nga drejtuesit e minibashkive londineze.

						

0 POST COMMENT
Rate this article

Send Us A Message Here

Your email address will not be published.