/ Komunitet / Rifillon Mësimi në Shkollat e Shoqatës Ardhmëria

Rifillon Mësimi në Shkollat e Shoqatës Ardhmëria

484807_10202866593896929_2115742815_n
Benji Oz on September 10, 2013 - 4:18 pm in Komunitet

ar1

Tё dashur prindёr dhe nxёnёs tё shoqatёs Ardhmёria.

Mё lejoni qё nё emrin tim dhe tё stafit tё shoqatёs Ardhmёria t’ju urojmё :

Mirёseardhjen nё Shkollat Shqipe dhe njё vit tё mbarё shkollor tё gjithё fёmijёve Shqipёtarё.

Gjithashtu dёshiroj tё keni kaluar pushime tё kёndshme.
Ne mbyllёm me sukses njё vit shkollor dhe te Shtunen me date 21 Shtator 2013 ne nisim njё vit tё ri 2013-2014. Shoqata jonё ndihet krenare pёr punёn e saj tё mrekullueshme nё shkollat Shqipe qё ndodhen nё zona tё ndryshme tё Londrёs.
Child Hill Park. Woolwich. Lewisham.

Kilburn. Hammersmith. Southwark.

Nё bashkёpunim me stafin pedagogjik do tё arrime tё realizojmё objectivat qё ne i kemi vёnё vetes pёr kёtё vit shkollor dhe pёr kёtё kemi nevojё dhe pёr mbёshtetjen e prindёrve qё na kanё pёrkrahur gjatё gjithё kohёs.
Shoqata Ardhmёria premton pёr tё gjithё nxёnёsit qё do te vijojnё nё Shkollat Shqipe:
-Tё aftёsohen qё tё komunikojnё nё Gjuhёn Shqipe, bukur dhe rrjedhshёm.
-Tё njohin dhe tё çmojnё Traditat e Vlerat Kombёtare.
-Tё njohin zhvillimet mё tё rёndёsishme tё historisё sё kombit Shqipёtar
-Te kenё njё imazh tё qartё pёr vecoritё themelore gjeografike e shoqёrore tё hapёsirave ku jeton kombi jonё shumё i lashtё Shqipёtar.
Kёtё vit tё gjithё fёmijёt do tё pajisen me librin e Abetares dhe Gjuhёs Shqipe 1,2,3(sipas moshёs dhe nivelit te secilit nxёnёs). Tё gjithё librat do tё jeni pa pagesё.

Ju lutem pёr gjithcka na kontaktoni nё numrin e tel dhe website-it tё shoqatёs tonё:

Lutfi Vata
www.ardhmeria.co.uk
Mob: 07792286008
[flagallery gid=1]

0 POST COMMENT
Rate this article

Send Us A Message Here

Your email address will not be published.