/ Newsroom
5 QERSHOR  2011 ORA  12:00 Diten e Diele FESTË E HAPUR SHQIPTARE NË CHILDS HILL PARK
5 Qershori do të jetë një nismë e re. Është pikërisht kjo datë që në orën 12:00 synon të grumbullojë nën inisiativën e shoqatës shqiptare “Ardhmëria” dhe në bashkëpunim me shoqatat e tjera që marrin pjesë në Forumin e Bashkimit të Shoqatave shqiptare qindra e qindra shqiptarë të moshave të ndryshme në një aktivitet të hapur në parkun e gjelbër në adresën Childs Hill Park në Golders Green. Kjo inisiativë synon të bëhet një datë e përvitshme me një moto ku gjithë shqiptarët të mblidhen nën tingujt e muzikës shqiptare, valles dhe aktiviteteve të tjera për të festuar bashkërisht. Këtë vit është data 5 Qershor. Është një datë që në fakt është si një shtysë e festës së 1 Qershorit, festës së bukur të zërrave gazmorë, një festë me një emblemë të qartë e festive të lidhur me edukimin, shkollën dhe angazhimin e talentëve shqiptarë.
Në këtë festë më 5 Qershor do të jenë, kengetare nga Shqiperia dhe Kosova zërat e “Ardhmërisë”, grupi i mirënjohur “Tingujt E Zemres”, “Zërat e së Ardhmes” dhe të tjerë, surpriza sportive e kulturore që do të shoqërojnë ndjeshëm angazhimin dhe festimin shqiptar në parkun e gjelbër të Childs Hill Park në Golders Green.
Në këtë festë sipas organizatorëve janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë, pa dallim moshe, pa dallim përkatësie dhe me një obligim të bukur për ditën e 1 Qershorit festiv. Pra, më 5 Qershor ora 12:00 të gjithë në festën e madhe e të
hapur në fushën e blertë e të qetë në Childs Hill Park në Golders Green.

 

Here you will find the latest news and events taking place within the organization, in addition to this, there will also be information regarding other educational and cultural activities organized by Albanian Community in Greater London.

Please check this page time to time for news updates
Shoqata Ardhmeria Vjen me dy organizime kete sezon:
  • Me daten 14 qershor ne Hyde park corner ,shoqata ardhmeria organizon aktivitet kulturor- sportiv , me gjitha shkollat shqipe qe kemi ne Londer.
  • Me daten 4 korrik shoqata Ardhmeria organizon nje program kulturor- artistik me rastin e mbylljes se vitit shkollor si dhe AGM per vitin 2009- 2010
Ejani të festojmë së bashku.

Të nderuar bashkatdhetarë, për herë të parë komuniteti shqiptar ndihet më i
bashkuar se kurrë. Për herë të parë dhjetë shoqata Shqiptare,
do të festojnë nën moton:
“Të festojmë së bashku Festën e Flamurit”

Ejani të festojmë së bashku, me fëmijët dhe familjet tona, nën ritmet e muzikës popullore dhe hip -hop, mes këngëve e valleve të fëmijëve tanë që paraqesin
nga shkollat shqipe.

Janë të ftuar Kryetarët e bashkive kryesore të Londrës,deputetë të parlamentit anglez, përfaqësues nga qeveria shqiptare dhe ajo Kosovës dhe përfaqësuesit
e ambasadës shqiptare etj.

Nga ora 14-00
Date 25 Nëntor 2007
47 Cumberland Street
Pimlico, London
SW1V 4LY

Per me teper kontaktoni:

Shoqata “Ardhmeria”
Unit 205, Camberwell Business Centre.
99 – 103, Lomond Grove
London, SE5 7Hn
www.ardhmeria.co.uk
ardhmeria_uk@yahoo.com
Tel: 0207 252 7471


Annual General Meeting 2007 – 2008.

Ishte Shoqata “Ardhmeria “që organizoj një tjetër manifestim madhëstorë në qendër të Londrës me komunitetin shqiptarë.
Faza përmbyllëse e vitit shkollorë ishte dhe arsyeja e këtij spektakli të vërtetë me plot shije.
Gumëzhima e fëmijëve , intonimi i magjishëm i fjalës shqipe prej tyre në mes të Londrës la mbresat  dhe kënaqëinë e të ndjerit vërtetë krenar i të të qenit shqiptar.Ky ishte viti i dytë që shoqata “Ardhmeria”dhe shkollat ku operon e përfundoj me sukses dhe rezultate të dukshme pozitive.
Aktiviteti është organizuar në bashkpunim me gazetën “The Albanian”dhe Shoqatën “Edith Durham”si dhe nën përkujdesjen e Studios Alba-Media e cila filmoj aktivitetin…




8th MARCH – MOTHERS DAY .

On 11th of March 2007 at 17:00, ARDHMERIA organizes a festive evening dedicated to Albanian Woman’s Day, Organized by Woman Program at ARDHMERIA – for Woman. For more information please contact us.


28th NOVEMBER – THE INDENPEDENCE DAY .

Was by far the most successful event organized by Ardhmeria. It included live music, traditional dance, poetry reading, and the national Anthem was performed under the supervision of famous Albanian Compositor Akil Koci.
Once more the number of people attending the event was more then expected , including school and local authorities. More on the event will be given through the following link