SUN 12 APR: LONDRA NĖ FESTĖN SHQIPĖRIA NĖ NATO
Nga Mikena Shqarri
Me daten 16 Maj ne Hammersmith Toėn Hall me kengetaret e famshem Eli Fara, Nysret Muēiqi dhe grupi Tinguj Zemre, ora 19-00, diten e Shtune me moton: SHQIPERIA NE NATO
Intervistė me kryetarin e Bashkimit tė Shoqatave Shqiptare nė Londėr, Lutfi Vata.
Mikena Shqarri: Si e pėrjetoi komuniteti shqiptar nė Mbretėrinė e Bashkuar, lajmin e hyrjes zyrtare tė Shqipėrisė nė NATO.
Lutfi Vata: Duke u nisur nga ky eveniment historik komuniteti shqiptar nė Britani e ka perjetuar me emocione te medha dhe ne emer te Bashkimit te Shoqatave Shqiptare kemi derguar nje mesazh urimi Kryeministrit te vendit z, Sali Berisha i cili na ka
pergezuar dhe falenderuar perzemersisht per punen dhe rrugen qe po ndjekim. Hyrja e Shqiperise ne NATO
eshte padyshim nje ngjarje me permasa dhe vlera historike per popullin shqiptar. 19 vitet tranzicion
perfaqesojne rindertim te disahershem te shtetit, ekonomise, ushtrise shqipetare dhe shoqerise. Shqiperia
ka ecur perpara, dhe ecen me nje dinamizem qe shume shtete ja kane zili. Ne se bashku me 4 prill
perjetuam te njejten histori, nje kapitull te ri te ekzistences sone si komb. Shume ngjarje historke jane
ngulitur ne subkoshiencen tone si kthimi i Skenderbeut ne Kruje dhe fjalimi i tij, momentin kur Ismail Qemali
ngriti Flamurin Kombetar ne Vlore, i tille ishte dhe 4 Prilli.
Mikena Shqarri: Cdo tė thotė tė jesh anėtar i familjes sė NATO-s?
Lutfi Vata: Te jesh anetar i familjes se NATO-s jep siguri, ofron garanci per konsolidimin e demokracise, institucioneve, vendosjes se shtetit te se drejtes dhe vlerat dhe kriteret e familjes ne te cilen ne aderjme. Duke qene pjese e kesaj familje, vendi prodhon stabilitet dhe siguri edhe ne Ballkan. Ballkani eshte dhe do te mbetet nje analet e historise si, hapersira gjoegrafike ku NATO do te nderhynte ushtarakisht per here te pare ne historine e ekzistences se saj duke i dhene fund rrethimit te Sarajves dhe luftes ne Bosnje. Me pas NATO shpalosi pa diskutim vlerat e saj, misionin e saj te ri gjate nderhyrjes ne Kosove duke dhene nje mesazh te qarte opinionit boteror se ajo ishte kthyer ne nje Aleance, garant i lirive dhe te drejtave te njeriut, organizate e cila nuk mund te lejonte qe Europa te ishte djep i spastrimit etnik, terrorit dhe nacionalizmit qe prodhon fashizem dhe terrorizem shteteror. Sot Ballkani dhjete vjet pas luftes ne Kosove eshte vend ku ka stabilitet dhe siguri. Sigurisht ai ka problemet e tij specifike por ato tashme zgjidhen me dialog e jo me lufte. Fakti qe SHBA mbeshteten ne menyre totale Shqiperine ne antaresimin e saj ne NATO, eshte vleresim i madh i besimit ndaj qeverise shqipetare per shqipetaret te cilet jane pronaret e vertete te kesaj ngjarje historie. Eshte vleresim dhe njohje e te gjithe sakrificave te gjysherve, nenave, baballareve , motrave dhe vellezerve qe sakrifikuan aq shume gjate ketyre 19 viteve tranzicioni politik dhe te atyre mijera shqipetareve qe nuk munden ta shihin Shqiperine te lire nga makthi komunist.
Mikena Shqarri: Pėr ju personalisht si Kryetar i Bashkimit tė Shoqatave
Shqiptare si gjykohet ky moment?
Lutfi Vata: Per mua personalisht akti i fundit i ketij procesi eshte merita e
qeverise aktuale shqipetare e cila arriti plotesimin e standarteve per
antaresim, sic ishte lufta ndaj krimit te organizuar, konsolidimin e ekonomise
qe mundesoi qe 2% te PBB per modernizimin e forcave te armatosura qe ishte
nje nga kushtet kryesore per antaresiem, reformat te ndryshme instuticionale
qe ajo ndermori, kushtet qe ajo ofroi per nje bashekepunim pozite-opozite
sollen nje klime te favorshme per kryerjen e ketyre reformave. Po ashtu besoj
se opozita gjithashtu meriton vleresimin maksimal ne kete aspekt sepse
veprimi politik i saj ka qene ne nivelin e duhur, nivelin normal te nje opozite
per realizimin e kritereve dhe reformave qe duheshin kryer per te trokitur ne dyert e Organizates se Atlantikut te Veriut. Shqiperia dje aleat ndersa sot anetar i denje i familjes dhe kualicionit ne luften kunder terrorizmi, duke shpalosur flamurin kuq e zi perkrah forcave te NATOS ne Afganistan, Bosnje, Irak, Candahar dhe ndoshta neser edhe ne Kosove ne kuader te presences te forcave te NATOS. Ashtu sic njeh historia shqipetare presidentin Ėilson si presidentin qe kontriboi ne ekzistence n fizike dhe etatike te Shqiperise, ashtu ajo ne dekadat ne vijim do te njohe Presidentin Bush, si Preisdentin qe mbeshteti dhe ndikoi qe enderra shqipetare te behej realitet. Vizita e Presidenti Bush ne Shqiperi do te mbetet perhere pjese e historise moderne te Shqiperise , jo vetem sepse ai personalisht mbeshteti dhe pershpejtoi kete proces antareismi por mbi te gjitha i dha nje status te ri Shqiperise, ate te aktorit rajonal. Hyrja ne NATO eshte konfirmim i ketij statusi te ri te Shqiperise ne gjeopolitiken e Ballkanit dhe me gjere akoma, ate te Europes.
Mikena Shqarri: A keni ndonjė plan festiv pėr kėtė eveniment?
Lutfi Vata: Me kete rast B.SH.SH ne Bashkepunim me Ambasaden Shqiptare dhe posacerisht nen kujdesin e zotit Zef Mazi dhe sponsor kryesor Alban Travel do organizoje nje Koncert madheshtor me daten 16 Maj ne Hammersmith Toėn Hall me kengetaret e famshem Eli Fara, Nysret Muēiqi dhe grupi Tinguj Zemre, ora 19-00, diten e Shtune me moton: SHQIPERIA NE NATO . Do jene te ftuar personalitetet me te larta te shtetit shqipatar dhe shtetit Anglez. Gjithashtu dhe shoqata Ardhmeria nen moton: SA ME SHUME SHKOLLA SHQIPE ne cdo cep te Britanise ku merret fryme shqip njofton te gjithe shqiptaret qe banojne ne Forest Hill, Sydenham, Catford, Bromley, Penge etj me daten 25 Prill cdo te shtune ora 11-00 hapet shkolle e re shqipe ne Sydenham ne Kelvingrove Primary school. Per me teper informacion mund te vizitoni ėebsiten e Ardhmerise:www.ardhmeria.co.uk
Mikena Shqarri: Cila moto ju udhėrrėfen nė rrugėn tuaj?
Lutfi Vata: Motoja e shoqates Ardhmeria dhe e shoqatave si motra qe bashkepunojme dhe jo pak por 13 te tilla eshte e percaktuar tashme. Prioriteti
kryesor eshte mesimi i ghuhes shqipe dhe ruatjen e vlerave te identitetit tone kombetar. Ne jetojme
ne nje shtet demokratik i cili punon dhe jeton me rregulla strikte ne cdo aspect. Jemi te kenaqur me
vlersimin qe na jep komuniteti per te cilin punojme dhe me lejoni qe me kete rast ti falenderoj
perzemersisht per ndihmen dhekontributin qe ato po japin ne drejtim te punes tone te vazhdueshme dhe
qe nuk do kete te reshtur edhe ne vazhdim. Gjithashtu me lejoni te falenderoj gjithe stafin pedagogjik qe
perbehet nga 54 mesues dhe Bordin Drejtues me ne Krye zotin Banushi per punen e tyre te palodhur
ne ecurine e punes se perditshme dhe realizimin e objektivave tona tashme te percaktuara.
Mikena Shqarri: Mesazhi Juaj me kėtė rast?
Lutfi Vata: Duke perfunduar pershendes te gjithe shqiptaret kudo qe jane neper bote, Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te zi, per kete arritje te madhe te Kombit Shqiptar, anetaresimin e Shqiperise ne NATO, dhe uroj qe te vazhdoje me keto ritme rrugen Europiane dhe sa me shpejt antare me te drejta te plota ne Bashkimin Europian.
Mbeshtetesit Tane vijojne si me poshte:
LISTA E SHOQATA VE SHQIPTARE QE MBESHTESIN FUQISHEM AKTIVITWETIN E DATES 16 MAJ NE BASHKEPUNIM ME AMBASADEN SHQIPTARE DHE SPONSOR ALBAN TRAVEL.
KRYETARET E KETYRE SHOQATAVE I BEJNE THIRRJE GJITHE KOMUNITETIT SHQIPTAR QE TE MARRE PJESE NE KETE AKTIVITET SHUME TE RENDESISHEM ME RASTIN E SHQIPERISE SI ANTARE E NATOS ME TE DREJTA TE PLOTA.
1. SHOQATA FAIK KONICA
2. SHOQATA SHPRESA PROGRAME
3. SHOQATA ARDHMERIA
4. SHOQATA BESA
5. SHOQATA DITURIA
6. SHOQATA PEJA
7. DITURIA IN ACTION
8. ALBANIAN BRITISH CULTURAL PROJECT
9. SHOQATA SFIDA
10. MENTAL HEALTH ASSOCIATION
11. HILLINGDON ALBANIAN SPEAKERS
12. ALBANIAN ASSOCIATION FOR SURREY AND SOUTH EAST
13. TIFOZAT KUQ E ZI
14. NENE TEREZA
15. ART AND CULTURE